Persepolis 'i vjedh' Shqiperise Eriksonin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bie një tjetër alternativë për stolin e Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për trajnerin Sven Goran Erikson, karriera e të cilit duhet se do të vazhdojë në Iran. Suedezi, i cili është shkarkuar nga Leiçesteri gjatë këtij sezoni, përflitej si një kandidat potencial për stolin e përfaqësueses kuqezi. Ai pëlqehej nga Federata e Futbollit, edhe pse nuk ka pasur asnjëherë kontakte direkte. Kjo edhe për faktin se pretendimet financiare të 63-vjeçarit e kalojnë disa herë shifrën prej 200 mijë eurosh në sezon që FSHF do të paguajë pasardhësin e Josip Kuzhesë. Ish-trajneri i Romës, Lacios e Mançester Sitit në nivel klubesh dhe përfaqësueseve të Anglisë, Meksikës e Bregut të Fildishtë, pritet të pranojë ofertën e Persepolis dhe të transferohet në Teheran, ku i ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon.