e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Përmbysje e Naftëtarit, Tepelena nuk reziston

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përmbysje e Naftëtarit, Tepelena nuk reziston

Spektakël në pjesën e dytë, vendësit mbeten të parët naftetari tepelenaNaftëtari vazhdon serinë e fitoreve teksa ka mundur Tepelenën 2-1. Një 3-pikësh i vuajtur për kuçovarët që vazhdojnë të jenë në krye të Grupit B. Duhet thënë se fitorja e kuçovarëve është regjistruar vetëm në pjesën e dytë, madje miqtë nga Tepelenën shënuan të parët duke befasuar jo pak të pranishmit e shumtë në shkallët e stadiumit "Bashkim Sulejmani".

Ndeshja

Skuadra kuçovare ka dominuar gjatë të gjithë ndeshjes, sidomos në pjesën e parë, ku janë shpërdoruar disa rasate të mira për shënim, por duhet theksuar edhe forma e jashtëzakonshme e portierit mik Sunda, i cili me pritjet e tij ka evituar të paktën tri gola të sigurtë. Pjesa e parë përfundon pa gola, teksa e dyta dhuron emocione të shumta. Miqtë befasojnë në minutën e 50-të ku pas një kundërsulmi shënon me zgjarsi Aliaj. Një rezultat surprizues, por gjithsesi kuçovarët gjejnë forca për të realizuar përmbysjen e madhe. Nuk mungojnë rastet, teksa portieri mik shpëton një gol të sigurt në vijën fatale pas gjuajtjes së Zylyftarit. Por, "gardiani" mik dorëzohet në minutën e 70-të pas perlës së Ardian Gegës që realizon me mjeshtëri një goditje dënimi nga rreth 30 metra. Pas barazimit, vendësit kërkojnë me insistim golin e fitores ku pas një aksion model shënon shtatë minuta përpara përfundimit i sapofuturi Romario Alushi. Entuziasmi është i madh për kuçovarët, të cilët administrojnë deri në fund fitoren e çmuar. Një fitore e vështirë, por e merituar e kuçovarëve përballë një kundërshtari që bëri rezistencë në stadiumin "Bashkim Sulejmani". Për kuçovarët ishte fitorja e gjashtë radhazi duke vazhduar kryesimin në Grupin e Jugut. Arben Çepani

Naftëtari-Tepelena 2-1

Golat: A.Gega 70', Alushi 83'/ Aliaj 50'

Naftëtari: Kora, Xh.Kajo, S.Gega, Mehmeti, Gucaj, Latifi (Xh.Kajo 75'), Kopaçi, Shaba (Alushi 63'), Koroveshi (Hyska 57'), A.Gega, Zylyftari. Trajner: F.Baçaj

Tepelena: Sunda, Brahimi, Skënderaj, Luiz, Sula, Cane, Deavid, Sakas (Bucaj 65'), Jaupi (Shehu 85'), Aliaj (Laçi 58'), Rustemi. Trajner: I.Selimi

Gjyqtarë: M.Dyrmishi, G.Çela, E.Aliaj (Poliçan)

Vëzhgues: A.Lulaj (Vlorë)

Delegat: I.Shordja (Tiranë)

Shpërthen Bilishti, Ahmetlli bën "çmenduri" për tetë minuta

Ekipi i Bilisht Sportit e mund pastër me lojë dhe me rezultat Domosdovën. Pavarësisht sportdashsve të ardhur nga Prrenjasi, miqtë ishin ndoshta në ditën e tyre më të errët. Bilishtarët shënuan katër gola duke kontrolluar gjithçka. Serinë e hapi mbrojtësi Koçi në pjesën e parë për të vazhduar më pas me tri gola shumë të bukur të Ahmetlli në pjesën e dytë. E veçanta është se sulmuesi i Bilishitit e shënoi tripletën brenda tetë minutash. Bilishtarët e menaxhuan siç duhet rezultatin duke mos pësuar asnjë gol në takimin e djeshëm.Thanas Çeva

Bilisht Sport-Domosdova 4-0
Golat: Koçi 35', Ahmetlli 55', 59', 63'

Bilisht Sporti: Xhelollari, Koçi, Pino, Demiri, Hysolli (Ziso 65'), Ahmetlli (Rushiti 72'), Kote, Pojani, Zeqollari, Osmani, Xhoga. Trajner: T.Meraku
Domosdova: Çelaj, Facja, Rira, K.Lleshi, Liçkollari (Bego 57'), Vreto, Duka, Toçka, A.Lleshi, Aliaj, Beqo. Trajner: A.Karriqi
Kartonë të verdhë: Kote, Demiri/ Lleshi, Facja Gjyqtarë: Xh.Rada, M.Sadikaj, B.Krepi (Durrës)
Vëzhgues: G.Loxe (Korçë)
Delegat: J.Mane (Ersekë)

Tomori e kthen në miqësore, Himara e dorëzuar

Tomori ka regjistruar dje fitoren e 4-t radhazi në këtë fazë të dytë duke vazhduar ndjekjen e Naftëtarit. Beratasit dje kanë shkatërruar Himarën e vendit të fundit me rezultatin 5-0. Serinë e golave e ka hapur Isufi për të vazhduar më pas Kanapari, Myzyri me dopietë dhe Bitri. Një sfidë ku miqtë kanë qenë inekzistent dhe nuk kanë bërë thuajse asgjë. Pas ndeshjes, trajneri i Tomorit, Bledar Sinella u shpreh: "Ishte një lojë mjaft e bukur dhe e përgatitur me kujdes nga ana jonë. Nuk e kemi nënvlersuar në asnjë moment kundërshtarin, duke arritur të realizojm 5 gola".

Eris Sylyku

Tomori-Himara 5-0

Golat: Isufi 12', Kanapari 32', Myzyri 44', 87', Bitri 61'

Tomori: Kaloshi, Çaço, Bitri, Sula (Hoxha 75'), Paja, Sharavolli, Topi, Isufi (Dragoti 67'), Mirani (Shinko 68'), Myzyri, Kanapari. Trajner: B.Sinella

Himara: Sadikllari, Hyso, Bako, Prifti, Muçollari, Plaka, Shehaj, Suku (Rapo 54'), Shehu, Abazaj, Hoxha (Delja 71'). Trajner: Sh.Imeraj

Kartonë të verdhë: Hoxha 36'/ Prifti 17'

Gjyqtarë: A.Zdrava, E.Gjoni, U.Korra (Elbasan)

Vëzhgues: V.Pashaj (Rrëshen)

Delegat: L.Mata (Tiranë)

Trajneri bën edhe goleadorin, Delvina shkatërron Përmetin

Delvinjotët kanë shkërrmoqur përmetarët me rezultatin e thellë 6-2. Tripelta e lojtarit-trajner Dritan Mehmeti si dhe dopieta e Myftarit, shtuar edhe golin e Bilos kanë mjaftuar për të shuar gëzimin e golit të përkohshëm të miqve në minutën e tretë me autor Jabraj. Katër golat e realizuar në pjesën e parë si dhe dy në të dytën kanë mjaftuar për të mbyllur kapitullin e ndeshjes mes Delvinës dhe Përmetit. Përpos rezultatit tenistik, delvinjotët edhe pse me mungesa të shumta, kanë treguar se në shtëpi rrallë gabojnë.Tomor Shehu

Delvina-Përmeti 6-2

Golat: Dr.Mehmeti 9', 15', 69', Myftari 25', 37', Bilo 55'/ Jabraj 3', Mesias 90'

Delvina: Kickori, Do.Mehmeti, Braculla, M.Çuno, Imeri, Hakarepi (Gjeçi 46'), Muzhai, S.Çuno (Bibo 46'), Myftari (Bilo 46'), Qoku, Dr.Mehmeti. Trajner: Dr.Mehmeti

Përmeti: Rrumbullaku, Dori, Këndella (Hoxha 50'), Zaimi, Petro, Shele, Karalliu, Jabraj, Sakollari, Sadikaj (Duro 68'), Merko (Mesias 89'). Trajner: A.Kano

Karton i verdhë: Merko 37'

Gjyqtarë: R.Zeneli, S.Met'hoxha, F.Greca (Lushnjë)

Vëzhgues: A.Guçe (Lushnjë)

Delgat: S.Sadikaj (Sarandë)

Orikumi bën spektakël, tripletë ndaj Memaliajt

Orikumi ka fituar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Memaliajt. Bregdetarët e drejtuar nga trajneri Albert Haxhiaj kanë zhvilluar një lojë mjaft të mirë gjatë gjithë takimit. Në pjesën e parë Orikumi ka pasur disa raste për shënim, por nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë, do të ishte Azizaj që do të hapte serinë e golave në minutën e 52-të. Më pas Nurçe në minutën e 81-të do të dyfishonte rezultatin dhe dy minuta më pas Kongjoni do të plotësonte tripletën e bregdetarëve. Kë- sisoj, Orikumi mbetet në vendin e tretë. Kastriot Brahimaj

Orikumi-Memaliaj 3-0

Golat: Azizaj 52', Nurcce 81', Kongjoni 83'

Orikumi: Hasani, Blushi, Troka, Gjondeda, Gjipali, Azizaj, Nurcce, Omeri, Xhelili (Breshanaj 65'), Capoj (Berdo 70'), Jazaj (Kongjoni 68'). Trajner: A.Haxhiaj

Memaliaj: Mustafai, Ccaushi, Hoxha, Gashi, Hima, Jaupi, Bicaj, Kuccaj (Merdani 72'), Hyseni, Shehu, Hyka. Trajner: A.Zhupa

Kartonë të verdhë: Hima, Shehu, Hyseni

Gjyqtarë: A.Gjeccaj, A.Zalla, A.Memlikaj (Tiranë)

Skrapari drejt shpëtimit

Skrapari shënon një tjetër fitore të rëndësishme në fazën e dytë duke kaluar në kuotën e 9 pikëve në katër ndeshje të zhvilluara në shtëpi. Fitorja e pastër ndaj Gramozit ka entuziazmuar të pranishmit e shumtë. Vendësit e kanë gjetur golin e parë që në minutën e 2-të me anë të Gurit. Më pas shënon një gol të bukur beratasi Rusta. Dy minuta se të përfundonte ndeshja shënon golin e tretë Karamani. Skrapari ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës. Arben Çepani

SKRAPARI-GRAMOZI 3-0

GOLAT: Guri 2´, Rustaj 43´, Karamani 88´
SKRAPARI: Spahiu, Tujani, Rustaj, Lilaj, Kurti (Elezi 61´), Dosti (Arza 46´), Karamani, Zhezha, Avdo, Guri (Diko 78´), Jaho. Trajner: A.Spahiu
GRAMOZI: Metko, Mete, Lice, Byreku (Liço 70´), Kodra, Male, Mydini, Faslliaj, Çaçani, Gramo, Hodo. Trajner: S.Rustemi
KARTON I VERDHË: Jaho 32´
GJYQTARË: G.Velçani, M.Shazivari, D.Vrapi (Tiranë)
VËZHGUES: V.Luta (Elbasan)
DELEGAT: I.Ajazi (Berat)

Grupi B
Java e 15-të/ 13 mars
BILISHT SPORT-DOMOSDOVA 4-0
NAFTËTARI-TEPELENA 2-1
DELVINA-PËRMETI 6-2
TOMORI-HIMARA 5-0
ORIKUMI-MEMALIAJ 3-0
SKRAPARI-GRAMOZI 3-0

Renditja
SKUADRA N F B H GOL P
1.NAFTËTARI 15 13 0 2 34-10 39
2.TOMORI 15 12 0 3 36-7 36
3.ORIKUMI 15 9 1 5 28-14 28
4.BILISHT SPORT 14 9 0 5 26-21 27
5.TEPELENA 14 7 2 5 25-20 23
6.MEMALIAJ 14 7 1 6 21-18 22
7.DELVINA 15 6 3 6 27-21 21
8.DOMOSDOVA 15 6 1 8 25-22 19
9.PËRMETI 14 5 2 7 18-27 17
10.GRAMOZI 15 4 2 9 18-32 14
11.SKRAPARI 15 3 0 12 18-51 9
12.HIMARA 15 1 0 14 8-39 3

Java e 16-të/ 20 mars
GRAMOZI-NAFTËTARI 15:00
TEPELENA-BILISHT SPORT 15:00
DOMOSDOVA-ORIKUMI 15:00
MEMALIAJ-TOMORI 15:00
HIMARA-DELVINA 15:00
PËRMETI-SKRAPARI 15:00