Permbarimi te ish cerdhja 36, perplasje me banoret
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Situate e tensionuar paraditen e sotme ne ish cerdhen nr 36, ne zonen e njohur si ish Fusha e Zeze ne Tirane, mes punonjesve te policise dhe banoreve qe nuk dalin nga banesat. Forca te shumta te policise kane qene ne vendin e ngjarjes, nderkohe qe banoret, sot ne diten e fundit te lene si afat per lirimin e banesave qe do u kthehen ish pronareve kercenojne me veteflijim dhe shprehen se nuk do te lirojne banesat.
Nje grua ne tarracen e baneses me nje bombol te madhe gazi per 15 minuta kercenoi se do t’i vinte flaken, nëse polica hynte në shtëpinë e saj. Banorët kanë shprehur irritimin e tyre edhe ndaj pronarit të tokës, madje një djalë i ri është konfrontuar fizikisht me të.
Banorët kundërshtojnë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës nga Përmbarimi. “Ka një vendim në hipotekë që prona u është blerë pronarëve. Kthimi i pronës është i paligjshëm”, rrëfen një banor, duke shtuar se 12 familjet janë ende në proces gjyqësor, prandaj nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë e tyre.
Avokatja e banorëve, Rajmonda Lamnica ka deklaruar për NEWS24 se ekziston një vendim i Gjykatës së Lartë që pezullon çdo procedurë në këto banesa. Sipas avokates, përmbaruesit veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur vendimin e gjykatës.
“Ka një urdhër të gjykatës, që pezullimi i gjykimit në Gjykatën e Lartë pezullon edhe çdo praktikë tjetër nga ana e përmbarimit. Këtu ka ardhur një përmbarues që po vepron në mënyrë kontrabandë. Eshtë një vendim i Gjykatës së Lartë, i datës 24/12/ 2011, që pezullon të gjithë procedurën. Pa u gjykuar në themel çështja nuk mund të veprohet.”- shprehet avokatja