e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Permbarimi nxjerr 16 familje, konflikt mes banoreve e policise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Permbarimi nxjerr 16 familje, konflikt mes banoreve e policise
Situate e tensionuar pas nje konflikti mes banoreve te nje godine prane shkolles “Petro Nini Luarasi”  dhe nderhyrjes se forcave te permbarimit per nxjerrjen e tyre nga godina.Rreth 16 familje janë konfliktuar me policinë private dhe përmbaruesin pasi nuk pranuan të lirojnë godinën që e pretendon një familje se e gëzon me dokumenta origjinale.

Sipas “News 24″ janë 16 familje që banojnë në një objekt tek rruga “Margarita Tutulani”, kunder një personi që pretendon se ka dokumenta mbi objektin që prej vitesh jetojnë dhjetra persona.Ne vend jane edhe deputete te PS-se, te cilet kerkojne te futen ne godine, por jane ndaluar nga policia.

“Jemi këtu 5 deputetë, jepni llogari çfarë po u bëni banorëve”, iu drejtua Tahiri, zëvëndësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.Banoret akuzojne se ne kohen qe jane tentuar te nxirren nga banesat eshte qelluar ne ajer dhe tregojne edhe gezhojat per mediat.