e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Pergjysmimi i takses se makinave, kostot dhe perfitimet

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pergjysmimi i takses se makinave, kostot dhe perfitimet
Iniciativa e fundit e kryeministrit Berisha për përgjysmimin e koeficientëve mbi të cilin llogariten taksat e makinave ka nisur të përpunohet nga institucionet. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur punën, pasi nisma siç duket ka një bilanc kostosh dhe përfitimesh. Arben Pinari, drejtori i këtij institucioni, pohoi se do të bëhet një studim për efektet e kësaj politike, që më pas do t’ propozohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit për ndryshime të mëtejshme.

Kostot e kësaj nisme lidhen me rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksa  vjetore e makinave dhe nga ana tjetër një ndotje më e madhe mjedisit që më pas përkthehet në jetë të humbura njerëzish. Përfitimet lidhen me kostot më të pakta të mbajtëseve të makinave, të cilët do të shpenzojnë vetëm gjysmën e shumës aktuale që japin për taksat e automjeteve. Ulja e taksës nga ana tjetër shton shanset për pajisje me makinë të qytetarëve.

Pasi Shqipëria aktualisht ka numrin më të ulët të automjeteve për frymë në Rajon. Praktika ka treguar se politika fiskale ndaj automjeteve ndikon ndjeshëm shitjen e tyre. Vitin që shkoi në Shqipëri janë futur mbi 56 mijë automjete, nga më pak se 3 mijë të tilla që u futën gjatë vitit 2010. Kjo rritje ishte pasojë e heqjes së tarifës doganore, duke e bërë kështu shumë të lirë importin e një makine. Mirëpo numri i automjeteve mbi 10 vjet në qarkullim është rritur ndjeshëm. Më shumë se 80 për qind të makinave të targuara gjatë vitit 2012 kanë një datë prodhimi para 2002-it.