e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Perez thumbon Ksavin dhe Iniestan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Perez thumbon Ksavin dhe Iniestan
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka dalë në krah të ish-trajnerit Hoze Murinjo, duke iu përgjigjur dy mesfushorëve të Barcelonës, Ksavi dhe Iniesta, sipas të cilëve, portugezi dëmtoi Spanjën. Perez ka thënë se Murinjo në fakt nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i dha fund dominimit të Barcelonës.

“Unë mund t’i kuptoj Ksavin edhe Iniestan që janë të inatosur me Murinjon. Ata nuk na kanë mundur ne në pesë ndeshjet e fundit. Të sulmosh kundërshtarin pasi ke dështuar t’i mposhtësh, nuk është asnjëherë strategji e mirë”, ka thënë Perez për Marca TV. Perez gjithashtu mbështeti komentet e Murinjos, i cili tha se ai i kishte dhënë fund dominimit e Barcelonës.

“Ditët kur Barca fitonte çdo ndeshje kundër Realit kanë përfunduar kur erdhi Murinjo. Ai ka të drejtë për këtë”, ka thënë presidenti i Realit.