Percahet Reali, sherr mes Casillas dhe Ronaldo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri Jose Mourinho dhe drejtuesit e tjerë të klubit përfshirë edhe presidentin Florentino Perez mundohen të paraqesin një skuadër ku gjithçka shkon mirë, por në të vërtetë atmosfera te Reali i Madridit nuk është aspak e tilllë. Mediat spanjolle flasin për një ekip të ndarë në klane, ndërsa përplasjet mes tyre kanë ndikuar në nisjen e dobët që madrilenët i bënë këtij sezoni. Por, megjithë ndërhyrjet e teknikut portugez agjë nuk është qetësuar, raporton “AS”.
Në stërvitjen e fundit zërat për ndarje në skuadër janë konfirmuar, pas përplases së kapitenit Iker Casillas me Cristiano Ronaldo. Shkak për këtë është bërë votimi për “Topin e Artë”. Si kapiten i kombëtares së Spanjës, portieri ka të drejtë vote në lidhje me trofeun prestigjoz që do të jepet në muajin janar dhe ndryshe nga politika e klubit, ai nuk ka ndërmend t’i japë pikët maksimale yllit portugez, por shokut të tij Sergio Ramos.
Ky vendim i zbuluar në dhomat e zhveshjes nuk është pritur mirë nga Ronaldo, i cili kërkon me çdo kusht të fitojë trofeun, në mënyrë që t’i japë fund sukseseve të rivalit të tij të drejtëpërdrejtë Lionel Messi, që duket sërish favorit për të marrë për të katërtën herë çmimin që jepet nga France Football dhe FIFA.
Sipas mediave britanike, dy lojtarët kanë debatuar ashpër dhe është dashur ndërhyrja e pjesës së skuadrës për të qetësuar gjakrat. Gjithsesi, kjo nuk ndihmon aspak skuadrën e Mourinhos, e cila duhet të rikuperojë tetë pikët e diferencës me kryesuesit e Barcelonës. Po ashtu, këto probleme forcojnë idenë për një largim të mundshëm të trajnerit në fund të sezonit, vetëm nëse Reali i Madridit do të verë në jetë planin B, atë për të larguar grupin e “rebelëve” Iker Casillas, Sergio Ramos dhe Alvaro Arbeloa.