e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Per tramvajin e Tiranes, mbeshtetje nga Pekini

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Per tramvajin e Tiranes, mbeshtetje nga Pekini
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po merr pjesë në Forumin  “Zhvillimi i  qëndrueshëm i qyteteve, Pekin 2012” në të cilin marrin kryetarë bashkish nga 25 qytete të botës si kryebashkiaku i Uashingtonit, Budapestit, Kopenhagenit, Venecias etj. Në këtë takim, Lulzim Basha ka folur për projektin “Ndërtimi i Tiranës së Gjelbër”, i cili ka nisur të zbatohet në kryeqytetin shqiptar. Por ndërtimi i linjës së tramit është një tjetër projekt, një impakt i rëndësishëm në reduktimin e ndotjes. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një sërë takimesh me autoritetet e larta të Pekinit, si kryetari i Bashkisë së Pekinit, Guo Jinlong, nga i cili ka marrë mbështetje për këtë projekt strategjik për Tiranën.

Kryetari i Bashkisë së Pekinit ofroi mundësinë, që të diskutohet në detaje për projektin e tramit me një grup pune të ngritur për këtë qëllim, i përbërë nga drejtuesit e departamenteve më të rëndësishme në Bashkinë e Pekinit, të cilat kanë planifikuar, projektuar dhe zhvilluar sisteme të tramvajit e metrosë në Pekin. Pas diskutimeve të detajuaja u vendos që një përfaqësi e posaçme e planifikimit urban të Pekinit të vizitojë së shpejti Tiranën për të parë në terren, se ku do të shtrihen linjat e tramit dhe modalitet e tjera për zbatimin e këtij projekti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Luzlim Basha, ka zhvilluar takime të veçanta me kryetarin e Bashkisë së Uashingtonit, Vincent Gray, të Budapestit, Istvan Tarlos, të Kopenhagenit, Frank Jensen etj. Në këto takime, zoti Basha ka nënvizuar domosdoshmërinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit për të arritur një nivel të lartë të shërbimit ndaj qytetarëve dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre.