e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Del nga koma Florije Peci, e plagosur ne tragjedine e Himares

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Del nga koma Florije Peci, e plagosur ne tragjedine e Himares
Florije Peci, studentja e fundit e plagosur në aksidentin e tmerrshëm të 21 majit në Himarë, është zgjuar më në fund nga koma.  Peci është zgjuar mbrëmjen e djeshme dhe sipas bluzave të bardha të spitalit austriak ku ajo qëndronte e shtruar prej më shumë se një muaji, truri i saj nuk ka pësuar dëmtime, pasi vajza ka reaguar pozitivisht pas testeve të bëra nga ana e mjekëve.

Gjendja shëndetësore e 21-vjeçares, ndërkohë paraqitet e stabilizuar dhe pas daljes nga koma ajo ka arritur të komunikojë edhe me të afërmit e saj. Peci kurohej në një spital në Austri prej më se një muaji bashkë me studenten tjetër që mbeti e plagosur rëndë në të njëjtin aksident, Eriselda Gubere, e cila rreth dy javë më parë arriti të dilte nga koma dhe tashmë gjendja e saj shëndetësore paraqitet e normalizuar.

Në aksidentin tragjik të Himarës, i cili ndodhi më 21 maj të këtij viti, humbën jetën 13 persona, nga të cilët 11 ishin studente të degës gjuhë- letërsi në Universitetin e Elbasanit dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.