'Pavaresi' nen masa te rrepta sigurie
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Festa e Pavarësisë pritet nën masa të rrepta sigurie. Shtim forcash policore me ardhje nga rrethet që janë jashtë aktiviteteve, repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë në rrugë, blindim të zonave ku do të kryhen ceremoniale të veçanta, kalim në shërbime të përforcuara që në orën e parë të ditës së sotme. Këtij përforcimi me orare të dyfishuara i shtohet edhe struktura e Shërbimeve Sekrete, ndërkohë Vlora dhe Tirana janë edhe epiqendrat e festimeve, e për pasojë edhe epiqendrat e masave konkrete të Policisë së Shtetit dhe të të gjitha strukturave përgjegjëse. Pikat kufitare do të jenë më të kontrolluara se kurrë, sidomos dy më kryesoret; Morina dhe Kakavija.
Monitorimi
Monitorimi, sipas të dhënave konfidenciale, do të kryhet nga ekspertët më të mirë të kësaj strukture policore, pasi do të mbahen nën kontroll të rreptë të gjitha hyrjet që do të kenë destinacion Vlorën dhe Tiranën. E njëjta gatishmëri do të përcillet edhe në porte, ndërsa në mbështetje të të gjithë aktivitetit të policisë kufitare do të jenë drejtoritë e posaçme të hetimit të krimeve të rënda.
Përqendrimi në pikat kufitare bëhet me dije se ka për qëllim mbajtjen nën vëzhgim të çdo personi të dyshuar, ndërkohë që përgjatë dy ditëve të aktiviteteve, si në Tiranë dhe në Vlorë, vëmendje të veçantë do të kenë elementë të skeduar kriminalë të cilët zakonisht ruajnë raste të tilla për të lëvizur, ndërkohë që zyrtarisht punën më të vështirë kësaj radhe do ta ketë policia rrugore; ku përgjatë gjithë vendit nga Morina në Konispol do të ketë përforcime me kontrolle të rrepta që do të mundësohen nga prezenca e FNSH-së në mbështetje të efektivëve të rrugores, ndërkohë që Policia e Shtetit, ka lëshuar urdhra për sjellje të denja nga efektivët që do lihen në rrugë për 5 ditë me radhë.
SHISH në gatishmëri
Pas incidenteve të dy ditëve më parë me makinën e kryeshtetarit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, si dhe me djegien e flamurit maqedonas, mësohet se është lëshuar urdhër për kalimin në gjendje gatishmërie edhe për strukturën e shërbimeve informative. Referuar të dhënave të besueshme bëhet me dije se agjentët do të hidhen në rrugë, sheshe dhe të të gjitha vendet, ku janë përcaktuar të priten dhe të lëvizen personalitetet e larta shtetërore, por edhe të ftuarit special që do të ketë ky 100 vjetor. Mësohet se vëmendja më e madhe përqendrohet sidomos në vendgrumbullimet e mëdha të cilat janë të përcaktuara si dhe në momentin kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të realizohet parade. Burimet nga policia bëjnë me dije se struktura të posaçme, si ajo e Krimeve të Rënda dhe Anti-terrori do të shërbejnë edhe si pikat referuese për të gjitha rastet që do të transmetohen nga terreni për akte të dyshimta. Ndërkohë saktësohet se për të gjithë efektivët e të gjitha strukturave policore që janë përfshirë në këtë sistem të rreptë masash sigurie janë përcaktuar edhe mënyra se si do ushqehen, se si do të lëvizin me automjetet e tyre, ndërsa në krye të koordinimeve të veprimeve të përbashkëta janë vendosur ekspertët më të mirë të policisë, si në Tiranë ashtu edhe në Vlorë.
Artan Cuku: Me 1000 policë do keni Vlorën që se keni parë kurrë
Policia e Vlorës pajis vizitorët me fletë-palosje në të cilat gjenden numrat e telefonëve të policisë. Monitorim në zyra të posaçme të të gjithë situatës
Në të gjitha hyrjet e qytetit të Vlorës janë të vendosur patrulla të përgjithshme. Ata shpërndajnë flet-palosjet në formë guide, me të cilat do të pajisen njerëzit që vijnë nga larg, sidomos shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë mbërritur prej ditësh. Janë gjetur 6 objekte parkingu, të cilat janë siguruar nga policia, ku do të mbahen dhe ruhen pa pagesë të gjitha automjetet që vijnë nga larg, kryesisht autobusët. Janë 1000 efektivë të të gjitha strukturave të nevojshme policore që do të instalohen në Vlorë për të bërë të mundur kështu eliminimin e çdo lloj incidenti apo rrëmujë në qytetin që kësaj radhe ka vëmendjen e gjithë shqiptarëve. Detajet e masave policore të kësaj drejtorie i publikon vetë kreu i kësaj drejtorie policie, Artan Cuku, i cili bën me dije se koordinimi është perfekt mes të gjitha strukturave, kryesisht edhe ato vendore dhe shtetërore.
Sipas numrit një të kësaj policie, qyteti i Vlorës prej ditësh ka kaluar në shërbime të përforcuara pasi sipas tij zhvillohen çdo ditë rreth 10 aktivitete kulturore, të cilat duan vëmendjen e duhur të policisë, ndërsa ai tregon se për 27 dhe 28 nëntor policia e Vlorës, përveç planit të përgjithshëm të masave që vijnë nga drejtoria e Policisë së Shtetit, ka një detajim specifik masash që janë krejtësisht lokale. Drejtuesi i uniformave blu bëri të ditur se janë pajisur të gjitha patrullat që qëndrojnë në rrugët hyrëse të Vlorës me flet-palosjet, në të cilat përveç aktiviteteve, kanë të përcaktuar në të edhe vend-parkimet, rrugët që s`duhet të bllokohen po ashtu siç edhe të gjithë numrat e nevojshëm të policisë, që mund të thirrën në çdo moment. Për të gjitha veprimet e policisë dhe të qytetarëve, policia e Vlorës ka hapur zyra të veçanta të cilat do të jenë në shërbim 24 orë në 24, ndërkohë që kryepolici saktëson se ka një monitorim të gjithanshëm përsa i përket sigurisë kufitare, ndërsa për gjithçka në mbështetje të veprimeve të tyre do të jenë FNSH-ja dhe edhe forca të tjera speciale.
Boshatisen komisariatet e rretheve, blindohet Tirana
Përveç efektivëve të 6 komisariateve të kryeqytetit, të cilët nisin shërbimin e përforcuar që në orët e para të së sotmes, mësohet se duke filluar që nga nesër në mbështetje të tyre do të mbërrijnë edhe efektivë të komisariateve në rrethe, ku nuk do të jetë e nevojshme shërbimi me kapacitet të plotë. Sipas të dhënave që vijnë nga Policia e Tiranës bëhet e ditur se masa të rrepta janë marrë kryesisht për të bërë të mundur evitimin e bllokimit të rrugëve, çka do të thotë se duke filluar që nga dita e hënë, do të jenë post-blloqet e shumta policore në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit si dhe në kryqëzimet që do të mundësojnë lëvizjen lirshëm në rrugët problematike. Gjithashtu policia ka publikuar edhe akvititete që do të zhvillohen në harkun e tri ditëve si dhe vendet ku do të zhvillohen, për të bërë të mundur ruajtjen e qetësisë. Policia e Tiranës, ka kërkuar shtim të forcave edhe në sektorin e policisë rrugore, ndërsa në bashkëpunim me ta përveç Patrullës së Përgjithshme do të jenë edhe efektivët e Ndërhyrjes së Shpejtë që do të qëndrojnë të ndarë në pikat kryesore. Ndërsa pjesa tjetër sipas burimeve të policisë është një plan masash normal, siç mund të merren në raste të zakonshme feste.
Siguria e personaliteteve
Nga Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoritë e Policisë së Qarqeve nëpërmjet strukturave në varësi janë planifikuar e marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin dhe eskortimin e Personaliteteve të Larta të Shtetit, Trupit Diplomatik dhe Delegacioneve të Huaja, që do të marrin pjesë në aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, si dhe të grupeve të mjeteve autokolonë që do të qarkullojnë nga qytete të ndryshme të vendit në drejtim të Tiranës dhe të Vlorës.
Akset problematike
Masa janë marrë në drejtim të menaxhimit të fluksit të shtuar të lëvizjes, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, duke përforcuar shërbimet e policisë në akset kryesore rrugore, në veçanti në akset; Morinë –Tiranë –Vlorë; Qafë Thanë –Tiranë –Vlorë dhe Kakavijë –Tiranë – Vlorë, si dhe duke shtuar prezencën e patrullave të policisë rrugore në këto akse.
Gatishmëria
Të gjitha strukturat policore kanë kaluar që orëve të para të ditës së sotme në shërbimeve të përforcuara. Këtij përforcimi i bashkohen edhe një sërë strukturash të tjera që kanë lidhje me sigurinë kombëtare. Burime nga dikasteri blu bëjnë të ditur se në gatishmëri kanë kaluar edhe Shërbimi Informativ Shtetëror
Siguria në Vlorë
Plani më i detajuar i masave është kryer pikërisht nga Policia e Vlorës, e cila në bashkëpunim edhe me faktorë të tjerë që janë pjesë e sigurisë kanë fiksuar numrin prej 1000 të punonjësve të policisë që iu nevojiten për të siguruar rend në qytetin që do të presë fluksin më të madh të njerëzve në historinë e tij.
26 nëntor; rrugët dhe sheshet që do bllokohen në Tiranë
10:00 – Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)
11:00 – Ngritja e flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit
11:30 - Nisja e Panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)
11:30 – Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: trotuari përpara GKA)
12:00 – Koncert me grupe rok (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”) (gjithë ditën)
17:00 – Ceremonia e inaugurimit të shqiponjës/sheshit (Vendndodhja: Rreth-rrotullimi i Doganës)
18:30 – Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceçato (Vendndodhja: TKOB)
20:00 – Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe rep (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”)
Festimet e 28 Nëntorit në Vlorë
Data 28 do të shënojë kulmin e aktiviteteve që do të nisin në orën 8:00 në Sheshin e Flamurit me këngë të karakterit historik e patriotik, për të vijuar në orën 9:00 me një festim madhështor.
-Në orën 10:00 do të bëhet ngritja e flamurit nga Presidenti i Republikës, dhe pas ngritjes së flamurit nga Presidenti do të bëhen homazhe në varrin e Ismail Qemalit.
-Pas këtij “protokolli’ aktivitetet do të vijojnë në Sheshin e Flamurit e më pas në koncertin jubilar të organizuar në pallatin e sportit “Flamurtari” në orën 11:30.
-Më 13:30 kryetari i Bashkisë së Vlorës ka organizuar drekën zyrtare, ku janë të ftuar 380-400 pjesëmarrës në një nga resortet në zonën e Ujit të Ftohtë.
-Ndërkohë që koncerti që nis pas ngritjes së flamurit vazhdon deri në orët e para të 29 nëntorit.
-Torta prej 15 m2 do të pritet nga Presidenti i Republikës në shkallët e monumentit të Pavarësisë.
-Më 29 nëntor në orën 10:00 do të bëhen homazhe për nder të Dëshmorëve të Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve të Qytetit, për të vijuar më pas me koncerte dhe mbyllja m e 29 Nëntorit bashkë me Natën e Bardhë në Sheshin e Flamurit