e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pastruesi i rrugeve qe 'ne pune' shkon me 'Porsche'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pastruesi i rrugeve qe 'ne pune' shkon me 'Porsche'
Eshtë ditë pune në Manchester. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në parkingun e kamionëve të pastrimit të rrugëve, futet një "Porsche" i bardhë në vlerë prej 120 mijë euro. Nga vetura del sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, i cili futet në zyrë, merr jelekun ngjyrë portokalli dhe nis fshirjen e rrugëve me fshesë. Ky është dënimi, të cilin ylli i Manchester Cityt duhet ta kryejë për shkak se i është caktuar nga gjykata.

Para gjashtë muajve, policia ia kishte marrë patentën shoferit për shkelje të rregullave, por ai vazhdoi t'a ngase edhe pa leje dhe muajin e shkuar policia e ndaloi, ku zbuloi se ai nuk kishte as sigurim per makinen.Për këtë arsye, ai është gjobitur me heqje të patentës se shoferit për gjashtë muaj te tjerë dhe 250 orë në shërbim komunitar.Pra:Me fshese ne dore!