e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pasioni për gjuetinë fut në telashe Stoiçkovin (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pasioni për gjuetinë fut në telashe Stoiçkovin (FOTO)

Hristo Stoiçkov është në telashe në Spanjë, për shkak të një fotografie të shkrepur në 2009-ën. Legjenda e futbollit bullgar pozon pranë një zebre që sapo e kishte vrarë.

093512007-8e03fd19-f1e5-44ab-9e6d-ac4af6f9251eRipublikimi i atyre çasteve ka tërbuar ambientalistët në Spanjë, të cilët i kanë kërkuar llogari fituesit të "Topit të Artë".

"Më pëlqen gjuetia pasi të lejon që të njohësh njerëz, gatime dhe vende të rinj. Gjuetia është vuajtje dhe kënaqësi.

Të shikosh një kope ujqërish se si kollofisin një kaproll të vogël është esenca e jetës. Unë kam qenë për gjueti në Zimbabve, Namibi dhe Mozambik", tha Stoiçkov, i cili ka vrarë edhe një krokodil, antilopë dhe buall gjatë gjuetisë në Afrikë.