e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pas vrasjes ne Dajt, Tahiri ne Durres: Vrasjet, jane ne minimum

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas vrasjes ne Dajt, Tahiri ne Durres: Vrasjet, jane ne minimum

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se “policia shqiptare ishte ndër tre institucionet më të korruptuara”, duke folur në Durrës në turin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.

“Gjatë dy viteve shkatërruam 99.2% të sipërfaqes së drogës të evidentuar nga Guardia di Finanza.

Numri i vrasjeve është në minimumin historik të 25 viteve të mëparshme. Numri i aksidenteve është në minimumin historik të 25 viteve”,- tha ministri.

“Më 2014 dolëm nga lista e zezë e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e qenive e njerëzore. Më 2013 ishim për turp në këtë listë, për trafikimin e nënave e motrave të shqiptarëve”.

Tahiri tha edhe se, policia ka marrë “mbi 500 mijë telefonata në numrin 129, çka tregon besimin e qytetarëve te policia, por edhe investimin e policisë për t’iu përgjigjur qytarëve”.