e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pas Hysajt dhe Manajt, Berisha dhe Ajeti më pak të paguar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas Hysajt dhe Manajt, Berisha dhe Ajeti më pak të paguar

Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare mbeten ndër lojtarët më pak të paguar në Itali, paçka se disa prej tyre kanë treguar një paraqitje të shkëlqyer me skuadrat ku luajnë.

Arlind Ajeti, gjate nje dyluftimi me Bernardo Silva ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Portugali, 0-0, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nArlind Ajeti and Bernardo Silva fights for the ball, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Portugal, 0-0, at the Elbasan Arena Stadium.

Mediat italiane kanë publikuar këtë të premte pagat vjetorë të disa lojtarëve në skuadrat e Serisë A dhe mes tyre janë edhe futbollistët shqiptarë.

Pas publikimit të pagës një ditë më parë për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj (600.000 euro) dhe të Rei Manajt te Interi (80.000 euro), portieri i Lacios, Etrit Berisha, mbrojtësit Ajeti dhe Xhimshiti plotësojnë listën e më pak të paguarve.

Sipas "Corriere dello Sport", ekipi i Lacios shpenzon për pagat e futbollistëve rreth 25.7 mln euro në vit dhe Berisha, i cili kohët e fundit ka ndenjur në stol pas rinovimit të Marketit, paguhet me 500.000 euro. Po sipas kësaj liste, lojtari më i paguar te Lacio është Miroslav Klose, me 2 mln euro në vit.

Ndërkaq, Arlind Ajeti te Frosinone ka një pagë edhe më të vogël paçka se ka zënë vendin e tij në formacion. Mbrojtësi shqiptar thuhet se merr rreth 100.000 euro në vit. Ndërsa ekipi i tij shpenzon në një vit rreth 3.8 mln euro.

Një tjetër futbollist që ka lidhur kontratë në Serinë A është edhe Xhimshiti. Mbrojtësi i Atalantës ka një pagë vjetore prej rreth 200.000 eurosh.