Pas 207 seanca te shtyra, gjykata vendos: Proceset ndaj Dritan Dajtit do te zhvillohen pa avokate
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas një rrugëtimi të stërzgjatur gjykata vendosi që procesin ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009, ta vazhdojë pa avokatë mbrojtës. Ky është vendimi që u deklarua sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që edhe sot, për 207-ën herë e shtyu seancën ndaj Dajtit, si pasojë e mungesës së avokatëve dhe të dëshmitarëve.
Më 3 prill, pas më shumë se 207 seancash gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda është dorëzuar dhe ka vendosur të njoftojë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD-së, nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefën dhe Ministrin e Drejtësisë Eduart Halimin si dhe kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni për zhbllokimin e këtij procesi
Seancat për Dritan Dajtin janë shtyrë pambarimisht për shkak të mosparaqitjes së avokatëve mbrojtës, të caktuar kryesisht.