Ahmeti shpall fitoren. Thaci paralajmeron doreheqjen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, para pak çastesh ka shpallur fitoren e partisë së tij në të gjitha komunat shqiptare ku sot u zhvillua raundi i dytë zgjedhor. Pasi falënderoi të gjithë aktivistët e shtabeve që siç u shpreh ai, e kanë siguruar fitoren e thellë në historinë veprimtarisë së BDI-së, Ahmeti tha: “Shpall fitoren e madhe për Tetovën, fitoren e thellë në Shkupin e vjetër në Çair, fitoren në Studeniçan, fitoren në Haraçinë, në Tearcë, Vrapçishtë, në Bërvenicë dhe fitoren e madhe në Komunën e Gostivarit. Gjithashtu kemi fituar në balotazh në Komunën e Dollnenit”.
Ahmeti tha se me fitoren e BDI-së, shqiptarët kanë bërë përcaktimin tyre të drejtë në përkrahje të vizionit të parisë që drejton ai. Kreu i BDI-së nuk la pa përmendur edhe qytetin e Strugës. Për fitoren në këtë qytet, Ahmeti tha se është bërë një punë e madhe edhe nga BDI. Në fund, numri një i i BDI-së, tha se fitorja e sotme do të festohet ditën e enjte.
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi paralajmëron dorëheqjen
Pas humbjes së thellë në të gjitha komuna shqiptare, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi ka lënë të hapur mundësinë e braktisjes së kolltukut të kryetarit në këtë subjekt politik opozitar. I pyetur nëse do të dorëhiqet dhe a do të bëjë reforma, Thaçi u përgjigj:
“Edhe kjo gjë është e mundur, por nëse e kërkojnë mbi 90 mijë luana (aktivistë të PDSH-së) dhe jo të tjerët të cilët votuan kundër kësaj platformë”,- tha lideri Thaçi. Ai tha se edhe në këtë raund, janë përdorur të gjitha mjetet kundër PDSH-së duke blerë vota me 200, 300 dhe 1000 denarë.
“LSDM, VMRO dhe RDK, u bënë bashkë kundër opsionit të vetëm shqiptar, PDSH-së. Kjo është një gjë e mirë sepse nuk do lejojmë infektimin e partisë me njerëz të tillë që vlejnë 200 denarë”, ka vijuar në përgjigjen e tij, Thaçi. Ndryshe, kandidati i PDSH-së për këtë komunë Sadi Bexheti i uroi fitoren Teuta Arifit dhe tha se bëri të pamundurën për Tetovën, ndërsa qytetarët vendosën për një kryetar të ri.