Partizani nuk fal, thyen Bylisin dhe i bën presion Skënderbeut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas suksesit në derbi, Partizani ka marrë zemër dhe sot ka arritur një fitore mjaft të rëndësishmë në transfertën e Ballshit, ndaj Bylisit.
Skuadra e drejtuar nga Agostineli ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Vila dhe Trashi në secilën nga pjesët.
Ndeshja ka filluar me një ritëm mjaft të lartë dhe me rastë nga të dyja ekipet. Partizani tregohet i saktë dhe në minutën e 10 gjen golin. Vila shfrytëzon një rrëmujë brenda zonës dhe shënon duke i kaluar të kuqtë në epërsi.
Pavarësisisht golit të pësuar, ballshiotët nuk dorëzohen dhe vihen në kërkim të golit të barazimit. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-1. Me fillimin e së dytës, Partizani dyfishon shifrat. Në minutën e 50 Lorenc Trashi pas një krosimi nga e djathta e shtyn topin në rrjetë.
2-0 dhe dhe gjithçka duket më e thjeshtë për ekipin e Agostinelit. Nga ana tjetër Bylisi edhe pse në disavantazhin e dy golave tenton deri në fund, por nuk ia arrin dhe mundet 2-0.
Me fitoren e sotme, Partizani ngjitet në kuotën e 55 pikëve, vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Skënderbeut, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Nga ana tjetër Bylisi mbetet i parafundit në rënditje me 20 pikë duke rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria.
Goli i Emiljano Vilës:
Goli i Trashit
Bylis - Partizani 0-2
Golat: Vila 10´, Trashi 50´
Bylis: Frashëri, Bilali, Brahja, Simiç, Dukiç ,Peposhi, Gava, Alla, Izuçuku, Edmilson, Hoxhaj Trajner: Adnand Zilxhoviç
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Atanda, Kalari, Vila, Batha, Filipe, Trashi, Torasa , Raçiç Trajner: Andrea Agostineli