Partizani kryeson bindshëm ndaj korçarëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu ka një bilanc negativ me Partizanin, veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara në kryeqytet. Në total mes dy skuadrave janë luajtur deri më tani 107 ndeshje, teksa vetëm në 20 prej tyre kanë fituar korçarët.
Plot 62 takime janë fituar nga Partizani, ndërsa 25 përballje janë mbyllur në barazim. Nëse shikon statistikat e ndeshjeve në 16 vitet e fundit, kampionët në fuqi kanë arritur vetëm dy fitore në kryeqytet.
Për herë të fundit, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka mposhtur të kuqtë në "Qemal Stafa" më 4 maj të vitit 2014 me shifrat 1-2.
Në 10 ndeshjet e fundit të zhvilluara në kryeqytet, Skënderbeu ka marrë vetëm dy fitore, ndërsa Partizani 6 dhe dy takime janë mbyllur në barazim. Ndërkohë, sa i përket golavarazhit në total të 107 përballjeve mes ekipeve është i thellë në favor të Partizanit, 195-70.
PARTIZANI-SKËNDERBEU
107 ndeshje
62 fitore Partizani
25 barazime
20 fitore Skënderbeu
GOLAVARAZHI
195-70 për të kuqtë