e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani-Skënderbeu/ Sherr në fushë dhe incidente me tifozët (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani-Skënderbeu/ Sherr në fushë dhe incidente me tifozët (VIDEO)


Kryendeshja e Javës së 26 e Superligës mes Partizanit dhe Skënderbeut (1-1) u shoqërua me tensione në fushë dhe jashtë saj.

Tensionet nisën në kohën kur mesfushori i Partizanit, Torasa, në një dyluftim për topin me mesfushorin e Skënderbeut, Eskardinjën, u përplasën mes tyre në minutën e 78'. Kaq mjaftoi për të ndezur atmosferën në fushë dhe në radhët e tifozëve.

Futbollistët e të dy skuadrave u përleshën mes tyre, ndërsa arbitri Enea Jorgji ndërhyri për të qetësuar situatën. Atmosfera u ndez edhe më shumë kur tifozët e Partizanit hodhën shashka dhe tymuse në fushë.

Untitled-11Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej për rreth dy minuta. Pas qetësimit të situatës, Batha dhe Osmani u ndëshkuan me karton të verdhë.

Më herët, kontrollet e shumta të policisë bënë që shumë tifozë të futeshin me vonesë në stadiumin "Qelam Stafa". Burime të "Panorama Sport" pranë organizatorëve të ndeshjes, thanë se fillimisht u hap tribuna D2, ndërsa porta D3 hap me vonesë. Kjo solli edhe reagimin e tifozëve brenda dhe jashtë stadiumit.