e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani/ Asnjë i pezulluar, Mazrekaj mungesa e vetme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani/ Asnjë i pezulluar, Mazrekaj mungesa e vetme

Për ndeshjen e së hënës ndaj Kukësit, trajneri Agostineli e ka thuajse të plotë grupin, pasi asnjë lojtar nuk rezulton i skualifikuar për këtë takim.

mentor mazrekajPër momentin, mungesë e vetme mbetet ajo e Mentor Mazrekajt, i cili prej disa ditësh po ndjek një terapi riaftësuese.

Mesfushori kosovar llogaritet si mungesë, por gjithnjë ka vend për surpriza, ndonëse organika voluminoze nuk u vë para kushteve të sakrificës. Duke pasur një grup të kompletuar, trajneri Agostineli ka mundësi përzgjedhje për formacionin.

Edhe Fili mund ta largojë pengesën e aktivizimit, nëse nesër debuton me të kuqtë me Partizanin B. Tani mbetet për t'u parë taktika që do të zgjedhë Agostineli për ndeshjen ndaj Kukësit.