Parlamenti i ri, juria nderkombetare shpall fitues projektin vjenez
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kompleksi i ri parlamentar do të ndërtohet nga një studio vjeneze. Ka qenë pikërisht projekti me kodin 11022, ai që ka fituar garën mes 12 projekteve për Parlamentin e ri. Juria ndërkombëtare, anëtarët e të cilës janë në Tiranë prej dy ditësh, ka shpallur sot fituese studion nga Vjena. Projekti i saj mori pikët maksimale nga anëtarët e jurisë, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit projekti i një studioje nga Bolonja.
Prishja e Piramidës dhe ndërtimi i një kompleksi parlamentar në vend të saj hapi mjaft debate që në fillim të hedhjes së idesë. Ajo gjeti kundërshtimin e figurave publike dhe qytetarëve të thjeshtë. Reagimi i fundit kundër prishjes së Piramidës erdhi një ditë më parë nga një figurë e shquar e letrave shqipe, Rexhep Qosja. Në një prononcim në lidhje me këtë, Qosja u shpreh se vendimi për ta prishur atë është autoritar dhe i shëmtuar, e për të cilin dikush në të ardhmen mund të mbajë përgjegjësi ligjore.
"Ata duhet të dinë se bëjnë një krim ndaj kulturës dhe qytetërimit shqiptar dhe ky krim quhet krim kundër njerëzimit. Ata që kanë bërë rrënime në Dubrovnik janë nxjerrë në gjykata dhe janë dënuar. Nesër do ketë shqiptarë që do ngrenë denoncim penal ndaj monumentit historik, që e quajnë ndryshe Piramida", ka shtuar Qosja.