Parlamenti Europian, seance ne mesnate per Shqiperine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Loja me faktorin ndërkombëtar në funksion të një zgjidhjeje për krizën politike në vend mbetet prioritare për subjektet kryesore në Shqipëri. Me gjithë mesazhet e forta apo gjuhën radikale, thirrjen për protesta dhe hapjen e rrugës si hapësirë qendrore në ndërtimin e pozitave negociuese, Bashkimi Europian dhe elementi i jashtëm qëndrojnë si pasqyrë thelbësore në dimensionimin e krizës dhe paradoksalisht zgjidhjen e saj. Nëse dje, Kryeministri Sali Berisha ka tundur Rezolutën e Partive Popullore Europiane si flamur të mbështetjes ndërkombëtare, kreu socialist, Edi Rama, me disa bashkëpunëtorë të tij ndodhen në Strasburg prej dy ditësh, një qytet ku ndodhet edhe selia e Parlamentit Europian.
Sipas asaj që mund të quhet një histori e kësaj krize, ky lloj manovrimi është përsëritës, nisur nga fakti se edhe gjatë përplasjes së parë në maj të vitit 2010, kur opozita kaloi edhe në grevë urie, ishte PE ai që hartoi një rezolutë të posaçme për zhvillimet shqiptare. Në këtë frymë sot në mesnatë, Parlamenti Europian do të zhvillojë një seancë të posaçme për Shqipërinë, në të cilën do të diskutohet situata e tanishme dhe sidomos ngjarjet e 21 janarit, si simptomë dramatike e një krize që vijon prej gati dy vitesh.
Nga ana e tij, Edi Rama dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit që e shoqërojnë parashikohet të zhvillojnë takime me të gjitha grupet parlamentare të PE-së, duke paralajmëruar kështu se nismat e Strasburgut, por edhe Brukselit në drejtim të Shqipërisë nuk do të mungojnë. Vetëm para disa ditësh, zyrtarë të së majtës dhe të së djathtës europiane paralajmëruan se nëse situata nuk normalizohet, masat ndaj vendit tonë nuk do të mungojnë. Por turi i Edi Ramës ka edhe një rëndësi tjetër, pse ai paralelizohet nga Rezoluta e PPE-së që është përdorur nga Kryeministri si mbështetje e vendeve kryesore të Europës për qeverinë që ende drejton në Tiranë.
Në këtë pikëpamje, takimet me grupet parlamentare kanë përveç vlerës informative edhe atë të lobimit në një mjedis politik ndërkombëtar me ndikim. Edhe pse ende është herët për të folur për mundësinë e miratimit të një rezolute të re, fakt mbetet se dokumenti i parë i nënshkruar nga PE, më 8 gusht 2010 që parashikonte hetimin e zgjedhjeve bazuar te materialet zgjedhore, luftë ndaj korrupsionit e disa sugjerime të tjera thelbësore për reformat në Shqipëri, mbeti vetëm një copë letër në tryezë.
Ajo që mund të merret me mend është fakti se selia rozë aktualisht gjendet e pa mirëkuptuar deri në fund nga aktorët e huaj, përderisa edhe për një ngjarje si ajo e 21 janarit, ndërkombëtarët manifestuan qëndrime më shumë sesa të ekuilibruara duke simetrizuar tërësisht përgjegjësinë. Në planin e brendshëm, vizita e një përfaqësie socialiste në PE përpara protestës së parashikuar për t’u zhvilluar më 18 shkurt fiton rëndësi relative përderisa mesazhi i të huajve përherë shihet si me shumë rëndësi në Shqipëri. Mbetet për t’u parë sesa ndikues do të jetë kësaj here po të kujtohet se ishte ndërhyrja personale e komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin, Stefan Fule, që solli ndërprerjen e grevës së urisë së organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga PS, një akt i shoqëruar nga një darkë në një restorant në Strasburg, ku edhe u mor në të vërtetë vendimi për qetësim të situatës.