e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Parashikimi i ndeshjes Uruguaj-France

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Parashikimi i ndeshjes Uruguaj-France
Ndeshja e dytë e botërorit 2010 ka vendosur përballë dy ish-kampionëve të botës: Uruguaj, fituesit në 1930 dhe 1950, dhe Franca, e cila triumfoi në 1998. Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në barazim 0-0 në ndeshjet e grupit në në Kore / Japoni 2002, një rezultat që kontribuoji në eliminimin e shpejtë të të dyja skuadravet.

Ndeshja

Pavarësisht nga traditat e tyre e pasur e futbollit, të dyja skuadrat luftuan shumë në rrugën për në finalet e botës. Ndërsa La Celeste patën probleme me Kosta Rikën, blutë francezë ishin gjithë kohës në presionin e Republikës së Irlandës, me një fund nervozues në një fushatë që ka ngritur dyshimet në lidhje me aftësinë e tyre për të garuar për titullin në Afrikën e Jugut 2010.

Në një përpjekje për ta kthyer ekipin në një formë më të mirë, trajneri Raymond Domenech ka prezantuar një formacion të ri  4-3-3, me Jeremy Toulalan, Florent Malouda dhe Yoann Gourcuff në mesfushë. Nga ana tjetër, Oscar Tabarez do tëvazhdojë të besojë në vendosjen 3-5-2 ku në sulm është dyshja e frikshme Diego Forlan dhe Luis Suarez.

Lojtaret kokëmëkokë
Diego Forlan kundër William Gallas

Si zakonisht, Forlan do të jetë maja e sulmit Uruguajan. Duke gëzuar një fund të mirë në kampionat me Atletico Madrid, ai është plot vetëbesim megjithëse përballë tij qëndron mbrojtësi qëndro i Arsenalit, i pakalueshmi Gallas.

Çfarë është thënë
"Kundër Uruguajt ne do të shohim nëse ne jemi realisht të fortë apo jo. Çdo gjë mund të ndodhë të jemi të sinqertë. Uruguaj bën shumë presion kur ata nuk janë në kontroll të topit, por nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje në pasimet tona, atëherë jam i sigurt që do të kemi një përmirësim në ndeshjet e grupit" - Jeremy Toulalan, mesfushor për Francën.

"Është i qartë formacioni i Francës. Pavarësisht nga loja e tyre lojtarët tanë do jenë në gjendje të përshtaten" - Oskar Tabarez trajner, Uruguaj.

Komentojmë së bashku
Franca nuk arriti të shënonte në ndeshjet e parë në Kore / Japoni 2002 dhe Gjermani 2006. A do të shënojnë në ndeshjen me Uruguajn?