Pacolli: Jeremic genjen, Uganda na ka njohur
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kabineti i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka përgënjeshtruar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic duke deklaruar se ishte presidenti i Ugandës, Yoweri Kaguta Musevini që ia ka konfirmuar zv/kryeministrit Behgjet Pacolli njohjen e Kosovës nga ky shtet afrikan. Në letrën e njohjes që tani më është bërë publike, Presidenti i Ugandës shkruan se shteti i tij i bashkohet shteteve të tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Ugandës i bën thirrje Kosovës për krijimin e marrëdhënieve diplomatike si akti më sublim i njohjes mes dy shteteve. Kjo letër u publikua menjëherë pasi ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic deklaroi se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Jeremic akuzoi institucionet e Kosovës se e manipuluan këtë njohje sikundër bënë më herët sipas tij me njohjet nga Nigeria dhe Republika e Afrikës Qendrore.
Jeremic: Uganda nuk e ka njohur Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar sot se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe as që e ka ndërmend ta bëjë këtë. “Kjo më është thënë direkt nga ministri i jashtëm i këtij shteti Okello Oryem”, ka thënë Jeremic. Ai ka thënë se me Ugandën Prishtina ka vepruar ngjashëm si me Nigerinë dhe Republikën e Afrikës Qendrore, që gjithashtu sipas tij nuk e njohin Kosovën, raporton Indeksonline. Kabineti i zv/kryeministrit Pacolli njoftoi të premten, në përvjetorin e pavarësisë se Uganda u bë shteti i 88 që e njohu pavarësinë e Kosovës.