e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Emigrantet ‘mbushen’ me para bankat shqiptare gjate krizes greke

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Emigrantet ‘mbushen’ me para bankat shqiptare gjate krizes greke
Pjesa më e madhe e parave që dolen nga shteti grek gjatë vitit 2010 patën si destinacion Shqipërinë, siç mësohet edhe nga të dhënat e Bashkimit Europian. Po ashtu sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë mësohet se valuta e huaj vitin e shkuar është rritur ndjeshëm në depozitat e bankave që operojnë në vendin tonë. Rritja e depozitave në valutë është më e lartë se ajo në lekë, dhe duke iu referuar Bankës së Shqipërisë norma vjetore e rritjes së depozitave në valutë për 6 mujorin e parë të vitit 2011 ishte 21%. Ndërkaq pas Shqipërisë vendi i dytë ku emigrantët dërgojnë remitancat e tyre është Pakistani dhe më pas Afganistani. Sipas Bankës Qendrore greke gjatë viteve 2004-2010 në Shqipëria janë futur mbi 3 miliardë euro të mallrave nga shteti grek.