PSZH enderron nje dyshe Ibra-Runi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Paris Sent Zhërmen ka kthyer sytë nga Uejn Runi. “Alarmin” e ka lëshuar gazeta “The Times” në Angli, e cila paralajmëroi Mançester Junajtid se parisienët e kanë marrë shumë seriozisht një ide të tillë, ashtu si atë të blerjes së Kristiano Ronaldos nga Real Madrid.
Sheikët vazhdojnë të planifikojnë “pushtimin” e Evropës, e për këtë arsye duan më të mirët e mundshëm, sidomos në repartin e sulmit ku duan të jenë skuadra më e frikshme në qarkullim. Për këtë arsye, ëndërrohet një dyshe e pandalshme në repartin e avancuar, ajo me Ibrahimoviç e Uejn Runi, pas të cilëve mund të veprojë Kristiano Ronaldo.
Mund të duket fantazi e merkatos, por parisienët janë të gatshëm të shpenzojnë çfarëdo shifre për të bërë realitet ëndrrën e tyre. Jo rastësisht, gjatë kohëve të fundit, disa të dërguar të klubit kanë vëzhguar ndeshjet e Mançester Junajtid, jo si një kundërshtar i mundshëm në Ligën e Kampioneve, por për të ndjekur sulmuesin anglez. Parisienët shpresojnë të bindin sulmuesin duke i kujtuar atij se tashmë vëmendja e “djajve të kuq” është te Robin Van Persi, ndaj nuk do të gabonte nëse do të zgjidhte një eksperiencë tjetër larg kësaj skuadre.