e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PS kerkon rinumerim ne Libohove, fituesi me vetem dy vota

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PS kerkon rinumerim ne Libohove, fituesi me vetem dy vota
Numëruesit e Partisë Socialiste në KZAZ-në e Gjirokastrës kërkuan rinumërimin e të gjitha kutive të Komunës Qendër Libohovë. Rinumërimi u kërkua pas rezultatit të ngushtë prej vetëm 2 votash që shpallte fitues kandidatin e Partisë Demokratike në këtë komunë. Numëruesit socialistë pretendojnë se në kuti ka patur vota të paflefshme. Anëtarët e komisionit numërues të djathtë vendosën rinumërimin vetëm të kutisë së fundit. Në këtë kuti rinumërimi nxorri me 2 vota para kandidatin e Partisë Demokratike, raportoi TCH.