e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PS: Policia po dhunon komisioneret tane

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PS: Policia po dhunon komisioneret tane
Policia e Shtetit po ushtron dhunë ndaj komisionerëve të majtë në KZAZ-në numër 54, në njësinë numër 10 të Tiranës, akuzon Partia Socialiste. Deputetja Mimi Kodheli ka denoncuar edhe mospranimin e mediave në këtë qendër.

“Denoncoj dhunën e Policisë së Shtetit ndaj numëruesve dhe vëzhguesve të majtë në KZAZ-në numër 54, njësia 10. Dhuna e policisë është totalisht e paligjshme, e pajustifikueshme dhe cënon jashtëzakonisht këtë proces. Ndërkohë, media mbahet jashtë qendrës së numërimit për të mos lejuar pasqyrimin e ngjarjes”, ka deklaruar Kodheli.

Kodheli ka shtuar se ka një tentativë të komisionerëve demokratë për të nisur numërimin pa praninë e atyre socialistë.

“PS i bën thirrje Berishës që të largojë kthetrat nga ajo që për popullin është më e shtrenjtë, liria e votës”, u shpreh ajo.

“Qytetarët e Tiranës të dalin tek shkolla “Avni Rustemi” dhe “Vasil Shanto” dhe të mbrojnë të drejtën e tyre, që vota të lexohet në mënyrë transparente, në kundërshtim me tentativën kriminale të kësaj qeverie për të deformuar vullnetin e tyre të lirë”, shtoi më tej Kodheli. /albeu.com/