e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

KQZ emeron komisionere te rinj ne njesine nr. 10

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
KQZ emeron komisionere te rinj ne njesine nr. 10
Në mbledhjen e së martës, në mesditë, KQZ vendosi shkarkimin e grupeve të numëruesve të PS-së në njësinë nr. 10. Sipas këtij vendimi, opozita duhet të dërgojë numëruesit e tjerë, në vend të dhjetë numëruesve të shkarkuar. Sipas Ristanit, nëse ata nuk pranojnë të largohen lë të ndërhyjë policia për t’i nxjerrë me forcë. Në fakt, komisionerët nuk pranojnë të largohen, pasi sipas tyre ka fletë votimi nëpër tavolinat e numërimit dhe nuk mund t’i lënë ashtu. KQZ me shumicë votash miratoi propozimet e PS-së për zëvendësimin e komisionerëve.