PS, Balla: Ja letra lobuese e ambasadorit per llogari te Argites
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
20 tetor - Letra e parë e biznesmenit Nasar është shkruar në këtë datë drejtuar ambasadorit shqiptar, Banaj
22 tetor - Ambasadorit shqiptar i është përgjigjur Ansar më 22 tetor, duke i kërkuar të punojnë me Argita Berishën
2007 - Ekzistojnë një sërë email-esh të shkëmbyer, por kryesisht PS-ja ka publikuar këto të dy, që datojnë në 2007-n
Skandali
Zbulohet korrespodenca me biznesmenin nga Pakistani, ku përfshihet edhe diplomati shqiptar në Rijad
Partia Socialiste publikoi dje një letër të ambasadorit shqiptar Admir Banaj, drejtuar biznesmenit Zafar Ansar. Diplomati shqiptar i sugjeron Ansarit të lidhet me zyrën juridike të Argita Berisha Malltezit, e bija e Kryeministrit të vendit. Ky fakt i shkëmbimit të letrave të korrespondencës mes Banajt dhe Ansar u bë publik nga selia rozë, nëpërmjet deputetit të PS-së, Taulant Balla. Kjo korrespondencë i përket vitit 2007. “Po paraqesim fakte të reja. Sot po tregojmë se si vajza e Kryeministrit, Argita Berisha, shfrytëzon ambasadorët e Republikës së Shqipërisë si ndërmjetës në komunikimin me biznesmenë të interesuar të investojnë në Shqipëri. Po, po, Argita Berisha shfrytëzon ambasadorët e Republikës si të ishin punonjësit e saj në firmën private.
Dhe këtë e bën sepse për familjen e Sali Berishës, shteti nuk është i shqiptarëve, por shtetin e shohin si të tyrin, për ta mjelë e shfrytëzuar në funksion të pasurimit. E mbani mend Sali Berishën, kur në mes të një mitingu u tha shqiptarëve: Ju duhet të punoni fort për të pasuruar familjen time. Ky është thelbi. Të gjithë shtetin, Argita dhe Shkëlzen Berisha, fëmijët e Kryeministrit të vendit, e kanë vënë në shërbimin e tyre personal. Ja prova e parë: Ambasadori i Shqipërisë është vendosur si ndërmjetësi ndërmjet biznesmenit Zafar Ansar dhe zonjës vajzë të Kryeministrit. Ka edhe një provë tjetër. Një email direkt i zonjës Argita Berisha për biznesmenin, ku i shpjegon procedurat e ofertës drejtuar KESH-it. Zonja Argita, a e dinte babai juaj se ju po bënit ndërmjetësen ndërmjet një biznesmeni dhe një kompanie publike, sepse KESH është një kompani tërësisht shtetërore”, deklaroi Balla.
Letra e ambasadorit
ambasadori-kesh
Më 22 tetor të vitit 2007, ambasadori Admir Banaj i drejtohet biznesmenit pakistanez në letër, duke i sugjeruar të mbajë bashkëpunimin me vajzën e Kryeministrit, Argita Berisha. “Selam Alekum! Vëlla Ansar, unë insistoj në faktin se do të jem fuqishëm në krahun tuaj, për të vendosur për projektin që ju keni zgjedhur në aspektin teknik apo juridik. Unë nuk mund t’i ndjek të gjitha detajet e procesit dhe komunikimit, si dhe me vëmendjen e duhur që mund të meritojnë, nga ku unë ndodhem dhe me statusin tim aktual. Kjo nuk është për të shpëtuar nga angazhimi im, por, një ndjenjë e fortë e përgjegjësisë që kam ndaj përpjekjeve që ju bëjmë”, shkruan Banaj në letrën e tij. Ambasadori, në letrën e tij, më tej i sugjeron mikut të tij të kontaktojë Argita Berishën.
“Opinioni im është që të vazhdoni me Argitën, jo vetëm për shkak të lidhjeve të saj, por për aftësitë dhe angazhimet. Ky është vetëm, vetëm mendimi im”, shkruan Banaj. Pikërisht kjo pjesë e mësipërme në formë rekomandimi është shënuar me “bold” në gjuhën angleze, nga diplomati shqiptar. “Nëse ju fuqimisht besoni se ajo po të mashtron ose po abuzon, unë sinqerisht jap dorëheqjen nga e gjithë kjo histori dhe të shpreh keqardhjet e mia më të thella për këtë çorientim dhe drejtim në duar të gabuara. Ndoshta është vonë për falje, por më lejoni t’ju vë në dijeni, unë mund të ndëshkohem, ose ndëshkoj veten time”, mbyll letrën diplomati shqiptar. Letra e Banajt është një kthim përgjigje ndaj shqetësimit të biznesmenit pakistanez.
Letra e Zafar Nasar
Biznesmeni pakistanez, në një letër të datës 20 tetor 2008 drejtuar ambasadorit Banaj, bën të ditur se i ka shkruar edhe zonjës Argita Berisha Malltezi. Kjo duket edhe në faksimilen e email-eve të shkëmbyera. “I dashur vëlla Admir, Selam Alekum! Këtu është një kopje e email-it, dërguar Argitës për tokën, e cila është shumë e qartë. I dhashë ofertën time dhe i kërkova shitësit të më japë informacion. Ne nuk duam të marrim ose të kërkojmë një opinion ligjor për të ditur çfarë lloj shitësi toke do të paraqitet. Për të evituar çdo konfuzion, unë i kam detajuar çështjet në kërkesën tonë. Më duket shumë e sikletshme të t’i shkruaj ty këto, por nuk kam zgjidhje tjetër, sepse dua të të njoh ty me situatën aktuale. Ishte shumë e qartë nga mesazhi që unë i dërgova Argitës se do të marr konsulent legal vetëm në momentin kur do të kemi një përgjigje pozitive nga KESH-i. E di që kjo është delikate, por duhet të zgjidhet tani dhe jo më vonë”, shkruan Nasar në letrën e tij.
Përmbajtja - Ambasadori në letrën e tij më tej i sugjeron mikut të tij të kontaktojë Argita Berishën. “Opinioni im është që të vazhdoni me Argitën, jo vetëm për shkak të lidhjeve të saj, por për aftësitë dhe angazhimet. Ky është vetëm, vetëm mendimi im”, shkruan Banaj
Ansar - “Ishte shumë e qartë nga mesazhi që unë i dërgova Argitës se do të marr konsulent legal vetëm në momentin kur do të kemi një përgjigje pozitive nga KESH-i. E di që kjo është delikate, por duhet të zgjidhet tani dhe jo më vonë”
Ambasadorët
Nishani largon Banajn, dekreton Mal Berishën
Bujar NishaniPresidenti Bujar Nishani ka firmosur me shpejtësi propozimet për ndryshim ambasadori. Ai ka larguar edhe ambasadorin tonë në Arabinë Saudite, Admir Banaj, për shkak të përfundimit të mandatit. Nishani ka dekretuar katër ambasadorë në Francë, Britaninë e Madhe, Kuvajt dhe Turqi. Dekretet e Presidentit janë publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 175. Ambasadori i Francës tashmë do të jetë Dritan Tola, i cili zëvendëson në këtë detyrë Ylljet Aliçkën. Në Turqi ikën Altin Kodra, i cili zëvendësohet nga Genc Muça. Kujtim Morina emërohet në ambasadën në Kuvajt dhe Mal Berisha në Britaninë e Madhe. Emërimet janë bërë pas seancave dëgjimore të kandidatëve në Komisionin e Jashtëm Parlamentar. Opozita i ka kontestuar këto emërime ambasadorësh, të cilët bëhen 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.