e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Arrestohet ne Shqiperi ish-ministri i Jashtem i Peruse, Brace: Berisha e mbronte

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arrestohet ne Shqiperi ish-ministri i Jashtem i Peruse, Brace: Berisha e mbronte
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka akuzuar kryeministrin Berisha për afera me ish-ministrin peruan, duke mos lejuar për këtë arsye edhe hetimin e tij. Këto reagime të Braçes kanë ardhur vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-ministrit të Jashtëm të Perusë Augusto Blacker Miller. Këto deklaratat ai i ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ku edhe ka denoncuar aktivitetin e ish-ministrit të Jashtëm të Perusë në Shqipëri, si biznesmen  në importin dhe trajtimin e plehrave.

Sipas deputetit Braçe Sali Berisha është, përfshirë kokë e këmbë në mbrojtjen e ish-ministrit, i kërkuar nga Interpoli. E ka strehuar, e ka mbrojtur, e ka pritur, e ka mbështetur dhe i ka ngritur biznes dy hapa larg selisë së qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Më 28 korrik, ish-ministri i Jashtëm i Perusë, i kërkuar nga Interpoli ka krijuar në Tiranë kompaninë e tij Apollonia Investments, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ku Manuel Augusto Blacker Miller, banues në Bulevardin Dëshmorët e Kombit "Twin Towers Tirane, zotëron 80% të aksioneve", kështu shkruan Braçe në faqen e tij personale në “Facebook”.

Alberto Fuxhimoritështë arrestuar nga Interpoli në Shqipëri, ndërsa policia shqiptare nuk e konfirmoi diçka të tillë.

 Pas këtij "objekti", sipas deputetit socialist, është një projekt konkret: ngritja e një impianti të tillë, incenerator, në hyrje të qytetit të Fierit, të prezantuar në qeverinë e Sali Berishës, Ministrinë e Mjedisit, bashkinë e Fierit dhe me mbështetje të plotë siç thuhet në dokumente edhe nga këshilltarja për investimet e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli!!

Në objektin e punës së kompanisë shkruhet:Ndërtim dhe zotërim të impianteve të përpunimit të mbetjeve urbane të të gjitha llojeve. Prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës për këtë qëllim.

Arrestohet në Shqipëri i shumëkërkuari ish-ministri i Jashtëm i Perusë

Ish-ministri i Jashtëm peruan, Augusto Blacker Miller është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar që prej viti 2009 nga Interpoli. Lajmin e bën të ditur agjencia peruane e lajmeve “El-Comercio” Gjithashtu, lajmin e arrestimit të Millerit e ka konfirmuar në televizionin “Canal N” edhe prokurori peruan Julio Arbizu. Miller është akuzuar nga autoritetet e drejtësisë peruane si një prej organizatoreve të grushtit të shtetit të vitin 1992 nga regjimi i Alberto Fujimori.  Në vitin 2005, Miller ishte arratisur nga Peruja dhe në  vitin 2009 u arrestua në SHBA.

Mediat peruane raportojnë se nuk dihet se si ish-ministri mundi të shkojë në Europë dhe për më tepër në Shqipëri, Për sa i përket policisë shqiptare, nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë lajmin e arrestimit të shtetasit peruan të kërkuar ndërkombëtarisht. Ndërkohë autoritet e shtetit amerikano-jugor priten të njoftojnë rreth procedurave të ekstradimit të Millerit. Sipas prokurorit Arbizu, ish-ministri mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA.