PS: 61.2 % e familjeve shqiptare jetojne me 260 USD ne muaj
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sekretari për Programin e PS-së, Ilir Beqja, i shoqëruar edhe nga sociologu Kosta Bajraba, kanë folur në gjuhën e shifrave për të dhënë një gjendje alarmante të varfërisë në Shqipëri. Bajraba, duke iu referuar dhe Bankës Botërore, bëri me dije se varfëria në Shqipëri është mbi 62.1 për qind. “62.1 % e familjeve shqiptare, sipas Bankës Botërore janë në varfëri, sepse jetojnë me deri në 260 dollarë në muaj gjithë familja.
Po ta pjesëtojmë me 30 ditë dhe po ta pjesëtojmë me 4 anëtarë, vijmë në një nivel mesatar shumë të ulët. Konsumi i qytetarit shqiptar është rreth 3 herë më i ulët se mesatarja e vendeve të BE-së”, – është shprehur Bajraba. Sipas tij, qeverisë i kanë munguar politikat për të ulur këtë shifër, që sipas tyre është alarmante. “Qeveria nuk e mat varfërinë. Anketa e fundit për matjen e nivelit të jetës është e vitit 2007 dhe prej këtij viti nuk kemi shifra reale nga qeveria për këtë problem. Kemi shifrat e ofruara nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, UNICEF dhe BE. Sipas të dhënave të UNICEF-it, 23 % në varfëri absolute, 10 % në varfëri ekstreme; programi i vetëm i luftës kundër varfërisë mbulon vetëm 1/ 3 e nevojave të të varfërve.
Ndihma ekonomike nuk mbulon as nivelin e varfërisë ekstreme. Studimi dhe vlerësimet më të fundit të Bankës Botërore për varfërinë të matur në kontekstin rajonal ofrojnë një shifër në 62.1 %, e cila është matur pas krijimit të një banke të dhënash ku është matur niveli i jetesës në vendet e Evropës Lindore duke e afruar varfërinë me kontekstin rajonal për të bërë të munduar krahasimin e varfërisë mes vendeve të rajonit përmes fuqisë blerëse të popullatës”, – u shpreh Bajraba. Ndërsa Ilir Beqja pohoi se në zonat e veriut ku Partia Demokratike ka marrë tetë mandate më shumë, mbizotëron varfëria më e madhe.