Amnistia , mbyllet dosja e 3 deputeteve te PS per 21 janarin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Amnistia e 100-vjetorit të Pavarësisë nuk ka lënë pa prekur dy prej dosjeve më të bujshme të drejtësisë, 21 janarin dhe Gërdecin. Pas pushimit të gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur pushimin e hetimeve për deputetët socialistë, të cilët po hetoheshin për organizimin e demonstratës së 21 janarit. Tre deputetët socialistë, të vënë nën hetim për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme, tashmë janë pa akuzë, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj tyre.
Lajmi konfirmohet për “Mapo”-n nga burime të rezervuara, të cilat thanë se vendimi i akuzës është diktuar nga ligji i amnistisë që hyri në fuqi më 28 Nëntor të këtij viti. Sipas këtij ligji, një nga veprat që amnistohet është “organizmi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Në paragrafin e tretë të nenit 262 parashikohet dënimi maksimal me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Pra, pavarësisht kualifikimit të akuzës ndaj deputetëve Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj, sërish kundërvajtja penale për të cilën ata u hetuan përfshihet në ligjin për amnistinë.
Sipas burimeve, mësohet se tre deputetët socialistë të hetuar për demonstratën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën 7 të tjerë, u dyshuan për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme. Kjo pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, e cila një vit pas ngjarjes së rëndë vendosi të dërgojë për kompetencë dosjen penale ndaj tre deputetëve në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas heqjes së imunitetit me autorizim të Kuvendit, deputetët Doshi, Balla e Baraj morën zyrtarisht statusin e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime lidhur me organizimin e demonstratës së 21 janarit.
Prokuroria specifikoi edhe pozicionin e secilit prej tyre lidhur me organizimin e protestës, duke i hetuar ata për episodet që u konstatuan gjatë hetimeve të para. Kështu, deputeti Besnik Baraj, asokohe kreu i PS-së së Tiranës, ishte personi që mbajti korrespondencën me autoritetet ligjzbatuese lidhur me lejen e tubimit që do të organizohej. Për këtë pjesë të tubimit Baraj është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës ndaj ish-komandantit të Gardës, si dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, ku është hetuar për disa muaj.
Sipas prokurorisë, deputeti Taulant Balla është përfshirë në hetime pas kapjes së një mesazhi në telefonin celular të njërit prej protestuesve, të identifikuar si Igers Vangjeli nga Librazhdi, zonë në të cilën Balla është zgjedhur deputet. Mesazhi i gjetur në telefonin celular të Vangjelit i adresohej Ballës me tekstin: “Çfarë të bëjmë Taulant?” Ai është dërguar rreth mesditës, por për shkak të problemeve me valët, mesazhi ka mbërritur në telefonin celular të deputetit mbrëmjen e datës 21 janar. Për këtë çështje, Balla ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, duke sqaruar me detaje çdo episod të demonstratës së 21 janarit, ku ai vetë ka qenë prezent.
Ndërsa deputeti i tretë për të cilin prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit në Kuvend, Tom Doshi, është përfshirë në hetime pasi është fokusuar nga kamerat teksa qëndronte në turmën e demonstruesve. Vetë Doshi ka sqaruar në gjykatë se ka qenë pranë kordonit të policisë që rrethonte Kryeministrinë, duke u përpjekur të qetësonte demonstruesit e irrituar.
Pas rreth një vit hetime, ku prokurorisë iu desh disa herë të zgjaste afatin për shkak të veprimeve hetimore, tashmë çështja është zyrtarisht e pushuar, për shkak se kjo kundërvajtje penale përfshihet në ligjin për amnistinë. Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës vijon procesi gjyqësor ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe ish-majorit, Agim Llupo, të akuzuar për tri vrasje në demonstratën e 21 janarit.
Neni 262
Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme
Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent, sipas dispozitave të veçanta, apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.