PROFIL: Kush është kreu i ri i FIFA-s: I biri i emigrantëve nga Kalabria, tifoz në Serinë A
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Xhani Infantino u zgjodh pasditen e së premtes Presidenti i ri i FIFA-s. Ai mori 115 vota në raundin e dyte duke mundur rivalin e tij kryesor, sheikun Salman Bin Ebrahim Al Khalifa në Kongres.
Por kush është kreu i ri i kësaj organizate dhe cili është programi i tij? Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur disa nga pikat e programit të Infantinos para se ai të votohej mes 4 kandidatëve të tjerë.
Xhani Infantino
Pas shkarkimit të Blaterit, 'qeveria e futbollit botëror' ka zgjedhur tashmë drejtuesin e ri. Ai është Xhani Infantino, 45 vjeç nga zvicra dhe me origjinë italine. Infantino ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Përgjithshëm në UEFA.
Prindërit e tij lanë Italinë për të emigruar për një jetë më të mirë në Zvicër, para se ai të lindte. "Babai vjen nga 'Reggio Calabria' dhe nënta nga 'Vl Camonica'. Nëna e tij ka punuar më parë në një dyqan gazetash dhe babai i tij, në një kompani hekurudhore",-shkruan "Corriere dello Sport".
Për Infantinon thuhet se për të paguar studimet në universitetin e Friburgut për avokati, ka punuar edhe si pastrues vagonësh. Mediat italiane shkruajnë se ai është tifoz i Interit.
Disa nga pikat kryesore të programit të tij ishin: Botërori me 40 skuadra, 5 milionë dollarë për çdo federatë në çdo katër vjet, përfshi edhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Mediat e huaja kanë shkruar në fokus të programit të zvicerianit, ka qenë fushata për t'i dhënë më tepër fuqi federatave.
