PDIU thirrje Ministrise se Jashtme qe konsulli grek te shpallet 'non grata'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“Me habi mësuam se konsulli grek i Korçës, Theodhors Ikonomu, autori i famshëm i shpalljes së betejave për Vorio Epirin është kthyer në detyrë. Kthimi i tij pasoi një ndërhyrje të patolerueshme në punët e brendshme të Shqipërisë prej zëdhënësit të ministrisë së jashtme greke Delavekuras në lidhje me shtyrjen e procesit të regjistrimit. Ikonomu në fakt e kishte paralajmëruar kthimin e tij me një intervistë të egër në shtypin nacionalist grek. Më parë kishim deklarimin e Nikolas Geixhit për procesin e regjistrimit, skandalin me varrezat e Boboshticës, etj, etj. ë gjithë këto fakte na lënë të dyshojmë se deklarimet e këtij konsulli nuk ishin qëndrim individual i një diplomati, por vijë politike e vendit fqinjë.
Shkallëzimi i presionit në këtë mënyrë, insistimi në figurën e konsumuar publike të këtij konsulli që fyen ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, tregon se regjistrimi i popullsisë duhet të jetë vërtet një betejë për Greqinë në territorin tonë. Ne i bëjmë thirrje edhe njëherë qeverisë greke të distancohet nga deklarata që dëmtojnë rëndë imazhin e fqinjve tanë në sytë e gjithë kombit shqiptar, në respekt të qëllimit për marrëdhënie të mira fqinjësore. PDIU kërkon zyrtarisht nga qeveria shqiptare shpalljen e konsullit grek të Korçës “persona non-grata”, përfundon deklarata e PDIU.