e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PDIU: Greqia nderhyn ne ceshtet e brendshme

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PDIU: Greqia nderhyn ne ceshtet e brendshme
PDIU ka reaguar sot ndaj ndërhyrjes së Greqisë në cështjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si të papranueshme. “Regjistrimi i popullsisë është cështje e brendshme e Shqipërisë. Ndërhyrjet e greqisë në cështjet tona të brendshme janë shkelje e sovranitetit”, ka deklaruar PDIU. Subjekti në fjalë ka nënvizuar se, nga 27 vende anëtare të BE vetëm 10 prej tyre kryejnë regjistrim të popullsisë mbi baza etnike dhe ka theksuar se kthimi i konsullit grek të Korcës tregon për një skenar të parapërgatitur. “I bëjmë apel qeverisë që të mos bëhet regjistrim me deklarim mbi baza etnike. Shqipëria nuk është vend multietnik dhe nuk do të jetë kurrë i tillë”, ka deklaruar më tej PDIU.