Kriza libiane le Vloren pa tragete
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Paralizohet lëvizja e pasagjerëve në Portin e Vlorës. Qindra pasagjerë dhe automjete kanë pritur dje në Brindisi për t’u nisur drejt Vlorës, por ndonëse kanë qëndruar disa orë në port, ata nuk kanë mundur të lundrojnë, madje as të marrin një informacion të saktë se kur do të mund ta kryejnë udhëtimin për të cilin kanë paguar. Ndërkohë, në Vlorë autoritetet portale kanë njoftuar të interesuarit për një ndërprerje pa afat të lundrimeve të trageteve të linjës. Sipas kapitenerisë së Portit detar të Vlorës, problemet me tragetet e linjës Vlorë-Brindisi kanë nisur që më 25 shkurt, por nga dje është pezulluar çdo lëvizje pasagjerësh.
Prej një jave, njëri prej trageteve të linjës me Brindisin ka pezulluar qarkullimin, ndërkohë që kështu ka ndodhur dje edhe me tragetin tjetër. Burime konfidenciale nga kapitaneria e portit bëjnë me dije se, tragetet janë zhvendosur në linja të përkohshme që lidhin portet e Libisë me ato të Europës, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht. Sipas drejtorit të portit, Kasëm Mahmutaj, “prej datës 25 shkurt, trageti ‘Jonian Spirit’ nuk është prezantuar në Portin e Vlorës.
Nëpërmjet një njoftimi është bërë e ditur se ai është larguar pa një afat të caktuar”. Sipas drejtorit, ky njoftim nuk është korrekt, pasi sipas kërkimeve që ka bërë porti i Vlorës nëpërmjet sistemit, është vërejtur se trageti ndodhet në një port të Maltës. Ndërkohë, ai shton se për këtë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Porteve dhe Ministria e Transporteve. Ndërkaq dje, trageti i vetëm që kishte mbetur në linjën Vlorë-Brindisi, ai me emrin “Red Star”, nuk është paraqitur, duke shënuar shkelje të rregullores. Sipas rregullores së portit, nëse një traget nuk mund të niset në orar për arsye të ndryshme, duhet të zëvendësohet nga kompania me një tjetër.
Trageti “Red Star” e ka nisur një njoftim se ndodhet në Brindisi për riparime, por kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë, pasi trageti ka fikur sistemin GPRS, që nuk bën të identifikueshme pozicionin ku ndodhet. Për të dy tragetet mendohet se kanë filluar lundrimet në Mesdhe për të transportuar njerëzit që kërkojnë të largohen nga Libia, që prej dy javësh është përfshirë nga kaosi. Autoritetet e Portit të Vlorës bëjnë të ditur se do të ketë sanksione për tragetet, ku përfshihen gjoba ditore të parashikuara në ligj. Ndërsa për sa u përket pasagjerëve, të cilët nuk kanë udhëtuar dot ditën e djeshme, sipas drejtorit të portit, ata duhet të ndjekin rrugët ligjore. Mahmutaj tha se sipas kontratave, në mungesë të këtyre mjeteve, kompanitë janë të detyruara të dërgojnë traget tjetër. Ndërkohë, policia kufitare e Vlorës këto ditë nuk do të kryejë asnjë funksion dhe terminali i trageteve do të jetë bosh.