PD-ja mbledh firmat. Kuvendi merr kerkesen per ngritjen e komisionit hetimor
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia Demokratike ka mbledhur mjaftueshëm firma për ngritjen e një komisioni të paralajmëruar nga Berisha për incidentin e Vjenës, ku Rama akuzohet se ka goditur djalin e Neritan Cekës, Egin Ceka, diplomat në Vjenë.
Berisha dje në Kuvend: Komision hetimor për Ramën
Kryeministri mbron rrënjët patriotike të djalit të Cekës. Austriakët mohojnë të ketë patur ndonjë incident luis tanushi Ashtu si dy vite më parë kur në prag të zgjedhjeve kryeministri Berisha ngriti Komisionin Hetimor për 21 janarin, edhe këtë vit mazhoranca shprehet e vendosur se do të ngrejë komision hetimor për të zbardhur incidentin midis kryesocialistit Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka. Në seancën e djeshme plenare, kryeministri Sali Berisha, deklaroi se Kuvendi do të miratojë ngritjen e komisionit hetimor . “Jemi gati në këtë parlament të sjellim jo një, por 30 dëshmitarë urdhëroni të krijojmë komision hetimor për të parë është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor.
Ky parlament voton komisionin hetimor parlamentar për të hetuar gjer më një aktin e paprecedentë të turpshëm dhe amoral, akti që nuk ka ndodhur në historinë e këtij shteti, të agresionit të një diplomati të ri nga kreu i opozitës. Ditën e hënë do të votohet”, deklaroi Berisha. Kreu i qeverisë thuri elozhe për prejardhjen e djalit të Neritan Cekës , duke u shprehur se diplomati Egin Ceka vjen nga një kryqëzim familjesh të mrekullueshme.
“Ai përbën një nga familjet me kryqëzim nga më të mrekullueshmit, është stërnipi i Petro Nini Luarasit, Migjenit prandaj dhe të mos hymë në biografi. Është nipi i Skënder Luarasit, nipi i Migjenit dhe ato epitete që përdor kundër tij, nuk të bëjnë nder ty dhe ndaj dhe për të gjitha këto do i sqarojë komision hetimor parlamentar. Se ai nuk është jetim i braktisur dhe është punonjës i këtij shteti dhe askush nuk mund të veprojë si kryetari juaj”, shtoi Berisha gjatë seancës plenare. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
Ky i fundit kërkoi shkarkimin e diplomatit Egin Ceka, ndërkohë që akuzoi kreun e qeverisë Berisha se i përdor diplomatët në botë si mitingashë. “ Tërbimi jot është që u prit nga krerë të Austrisë, që e takoi kreu i OSBE, për të zgjidhur ato probleme që t’i i le lidhur, e zhvilloi aktivitet për të dhënë vizionin e tij mbi Shqipërinë dhe midis probleme të tjera shqiptarë të nderuar, Edi Rama dënoi, në përgjigje, nepotizmin dhe mungesën e profesionalizmit në trupin diplomatik shqiptar. Se emri që përmendi Rama ishte diplomat në Vjenë, dhe i jati diplomat në Romë. Ky djali, i biri i babait ambasador, nuk e honepsi dot, madje mësova se ai djali nuk kishte vajtur se nuk kishte vend atje, se po të kishte qenë përfaqësues diplomacie tamam, duhet të dilte që në aeroport ta priste, të rrinte në takimin me kryeministrin austriak. Ky është diplomati dhe jo diplomat që t’i e përdor si mitingash, që e përdor për të prishur takimin dhe për t’i dhënë një njollë turpi Shqipërisë”, nënvizoi kreu I grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
Austriakët mohojnë të ketë ndodhur incident
Autoritetet zyrtare austriake të “Renner Institut”, që organizuan takimin e Edi Ramës në Vjenë, mohojnë të ketë ndodhur ndonjë incident si ato që përshkruan media qeveritare në Shqipëri. Dr.Gerhard Marchl i Karl-Renner-Institut në një përgjigje për njëmedia në Tiranë, tha se: “Dje u zhvillua dialogu me Edi Ramën dhe ishin gati 140 veta në sallë ku Rama iu përgjigje pyetjeve dhe të interesuarve. Çdo i ftuar kishte mundësinë të pyeste dhe kështu aktiviteti përfundoi qetësisht. Përsa i përket pyetjes suaj se ka pasur ngjarje apo të tilla si ju thoni, ne duam t’u themi se në dijeninë tone nuk kemi asnjë info se ka ndodhur një gjë e tillë”.