Egin Ceka: rrefej incidentin me Ramen ne Vjene
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Premtimi i Ramës: “Unë zotohem se kush do jetë deputet apo ministër, të harrojë se do çojë djalë, vajzë, teze, hallë, dajë e deri te kushëriri i tretë, te një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë.”
Në fund të mandatit të kësaj legjislature, kur mbeten edhe dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar komision hetimor për kryetarin e opozitës, Edi Rama. Reagimi i beftë i kreut të ekzekutivit erdhi pas një incidenti të ndodhur në Vjenë mes kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka, në përfundim të një takimi në Akademinë diplomatike të Vjenës, ku ishte i ftuar kryetari Rama. Lajmi i bërë publik dje paradite mori përmasa të reja në mesditë me reagimin e vetë Kryeministrit, ndërkohë që palët japin variante krejt të ndryshme për ngjarjen. Në një intervistë për Tv Klan diplomati Ceka deklaroi se Rama reagoi ashpër teksa u pyet prej tij për votën e emigrantëve dhe akuzat e ngritura nga ai ndaj misioneve diplomatike të Shqipërisë. “Zoti Rama nuk e mori parasysh argumentin dhe e ktheu diskutimin shumë shpejt në një çështje harbute, duke thënë që je i dërguar politikisht, kush të ka dërguar? Pse je këtu dhe vajti puna deri në një reagim fizik të zotit Rama. Bëri një akt provokativ për vete.
Ai vuri dorën si për të thënë ‘djalë i mirë’ dhe e shfrytëzoi këtë taktikë për të tërhequr atë që mund të kapte dora e tij nga flokët dhe nga veshi im. Kaloi kufirin e kontaktit verbal me njeriun dhe bëri një gjest provokativ, siç duket me llogaritjen që do reagoj në të njëjtën mënyrë, gjë që unë nuk e bëra”, – u shpreh Ceka. Një prej organizatorëve të këtij takimi, Fate Velaj, tregoi gjithashtu versionin e ngjarjes. “Ata dialoguan me njëri-tjetrin dhe Rama i ra shpatullave dhe i tha, ik o djalë se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për punë të tjera.
Kjo ishte e gjithë historia”, – tha Velaj. Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme reagoi përmes një njoftimi për shtyp. Zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, sqaroi që në fillim të deklaratës se Ministria ishte njoftuar zyrtarisht, përmes ambasadorit të Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së, Spiro Koci, mbi incidentin e ndodhur dy ditë më parë në Akademinë diplomatike të Vjenës, ku ishte i ftuar edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. ”…Zoti Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale, më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve, Ramës dhe diplomatit Ceka. Ky konflikt është shpërndarë nga të pranishmit në sallë dhe diplomatët e huaj që ishin prezent.
Dhuna verbale ka vazhduar edhe më tej, duke i kërkuar z.Ceka që të dalë jashtë, madje duke përdorur edhe fjalë që nuk janë të denja për asnjë qytetar shqiptar, aq më tepër për një kryetar partie, karshi diplomatëve shqiptarë”,- sqaroi Harxhi. Pas deklaratës së zv.ministres Partia Socialiste, përmes Drejtorisë së Komunikimit me Median, ka shpërndarë një deklaratë për shtyp, ku hedh poshtë pretendimet e mësipërme.
“Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas takimit djali i Neritan Cekës, që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike…”, thuhet në njoftimin për shtyp të PS. Bashkorganizator i forumit me diplomatët në Akademinë diplomatike vjeneze, ku mori pjesë Edi Rama, ishte edhe instituti Reener. I pyetur nga “TCH”, Marchl Gerhard, shef i seksionit për Europën në institutin Reener, deklaroi se ai e kishte dëgjuar për herë të parë këtë debat vetëm pasditen e djeshme kur u informua për lajmin e dhënë nga Shqipëria. Reagim për incidentin e ndodhur në fund të ditës pati edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë një takimi me studentë të ekselencës të Universitetit të Tiranës, Rama tha se asnjë fëmijë deputetësh, ministrash apo të afërm të tyre, nuk do jetë në ambasada.
“Është bërë një sqarim nga zyra e shtypit dhe sinqerisht është për të ardhur keq dhe mëshiruar, këtë gjendje në të cilën ndodhet ky pushtet, kjo qeveri, ky Kryeministër, që angazhohen në një batërdi në mes të Parlamentit për të ngritur një valë mbi hiçin, mbi diçka që duhet rregulluar dhe do ta rregullojmë patjetër pas 23 qershorit. Unë zotohem se kush do jetë deputet apo ministër, të harrojë se do çojë djalë, vajzë, teze, hallë, dajë e deri te kushëriri i tretë, te një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë,”- tha Rama.
Egin Ceka
“Zoti Rama nuk e mori parasysh argumentin dhe e ktheu diskutimin shumë shpejt në një çështje harbute, duke thënë që je i dërguar politikisht, kush të ka dërguar? Pse je këtu? Dhe vajti puna deri në një reagim fizik të zotit Rama. Bëri një akt provokativ për vete. Ai vuri dorën si për të thënë ‘djalë i mirë’ dhe e shfrytëzoi këtë taktikë për të tërhequr atë që mund të kapte dora e tij nga flokët dhe nga veshi im.”