PD: Rama vodhi me falsifikime mandatin ne Lezhe
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia Demokratike akuzoi dje kryetarin e PS-së, Edi Rama, për vjedhjen me falsifikime të mandatit të qarkut të Lezhës, si dhe kërcënim të përfaqësuesit të PD-së në KQZ, Niazi Kosovrasti, për ankesën që ky i fundit paraqiti për rezultatin e këtij qarku. Në një deklaratë për mediat përmes deputetit të saj, Gerti Bogdani, PD deklaron se “Edi Rama me përfaqësuesit e tij banditë, që kanë vjedhur me falsifikime mandatin në qarkun e Lezhës, kërcënuan me familje përfaqësuesin e PD-së në KQZ, Niazi Kosovrasti, për ankesën që ai paraqiti për rezultatin e Qarkut të Lezhës, të nxjerre nga kryetari socialist i KZAZ, me urdhër të Ramës dhe Kokëdhimës, rezultat mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara”. Me anë të kësaj deklarate, Partia Demokratike u bën apel organeve të drejtësisë të nisin sa më shpejt hetimin e këtij akti të shëmtuar, si dhe të gjejnë autorin dhe lidhjet e tij me dyshen Rama-Kokëdhima.