e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

PARTIZANI-SKËNDERBEU/ Ja formacionet e mundshme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
PARTIZANI-SKËNDERBEU/ Ja formacionet e mundshme

Partizani-Skënderbeu nuk mbaron në këtë ndeshje dhe as pas këtij kampionati, por ama sot mund të vendosen fatet e titullit. E dinë mirë te kryeqytetasit, e dinë mirë edhe në Korçë. Ky është motivi se përse kjo e sotmja nuk është një ndeshje futbolli e zakonshme, por është shumë më tepër se kaq.josa agostineli Është një duel nervash, duel takticienësh nga pankina, duel polemikash që nuk kanë shterur kurrë, duel cilësish, por mbi të gjitha është një duel përqendrimi. Po, sepse nëse Skënderbeu bën një hap fals dhe del pa pikë nga "Qemal Stafa", e sposton të gjithë presionin mbi vete dhe u injekton të kuqve dozën finale për të marshuar drejt titullit.

Nga ana tjetër, te Partizani janë të ndërgjegjshëm se një humbje në shtëpinë e tyre do ta bënte mision të pamundur titullin, sepse, përveç distancës që do thellohej, efektet anësore do të jenë gjithashtu të rënda. Barazimi kënaq më shumë skuadrën e Josës dhe nëse për të kuqtë nuk do ishte dramë, thjesht do jetë një rast i artë për të shkuar +1 nga kreu...

Llogari pa fund dhe kalkulime që heraherës i kanë turbulluar dëmtimet e Sukajt e të Prognit, apo edhe ndonjë "cirk" merkatoje ku Partizani josh Shkëmbin, ndërsa korçarët u përmendin Bathën me shokë... Sot, do ta tregojë fusha nëse fiton më i urituri apo më eksperti. Janë krejtë- sisht të ndryshëm në stil, por kanë vetëm një qëllim: Titullin!

PARTIZANI- SKENDERBEU ora 19:00
Formacionet e mundshme
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Atanda, Kalari, Batha, Felipe, Torrasa, Vila, Trashi, Raçiç; trajner: Andrea Agostineli.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Lilaj, Orelesi, Abazi, Latifi, Xhejms, Salihi; Trajner: Mirel Josa
Gjyqtar: Enea Jorgji


Sukaj e nis nga stoli, Agostineli frikë nga spiunët

Seanca e fundit përgatitore e të kuqve për Skënderbeun është zhvilluar në një orar ndryshe nga herët e tjera, ku gjithçka ka nisur rreth orës 17:00.sukaj-580x400 Gjithsesi, drejtuesit e Partizanit kanë qenë më herët në kompleksin e Kamzës, ku bënë stërvitje, pasi kanë ndjekur nga afër derbin e Kategorisë së Dytë mes Partizani B dhe Tirana B, takim i cili u fitua nga të kuqtë me rezultatin 2-0.

Ashtu si para derbit, edhe për këtë takim fryma e bashkimit dhe bashkëpunimit mes krerëve të lartë të ekipit është në nivelin maksimal. Ish-trajneri Starova ka qenë gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e trajnerit Andrea Agostineli dhe drejtorit Dritan Dervishi.

"Bobi" është shkrirë edhe me lojtarët para fillimit të përgatitjeve dhe batutat nuk kanë munguar mes palëve. Pas ndeshjes së ekipit B, Starova ka ndjekur përgatitjet e të kuqve nën shoqërinë e stafeve të tjera teknike të Partizanit, Tomori, Pelinxhi dhe Musta. Pra, një harmoni totale dhe atmosferë pozitive dhe pa presion mbizotëronte në kampin e kuq 24 orë para sfidës me Skënderbeun.

Sukaj-Mazrekaj- Në dallim nga seancat e tjera, për sfidën me korçarët, dje Xhevahir Sukaj i është bashkuar ekipit. Sulmuesi vjen nga një tërheqje që mori në derbi dhe shkodrani ka provuar veten 24 orë para takimit. Përparimi në kondicionin e Sukajt është i dukshëm, madje në kohë rekord, por shanset janë të pakta që ai të jetë titullar.

Gjithsesi, fjala e fundit i takon Agostinelit, i cili do të vendosë nëse Sukaj do të jetë në fushë, në stol, apo në tribunë. Gjendja e Mentor Mazrekajt është më e mirë se e Sukajt, pasi edhe në ditët e shkuara ka marrë ngarkesë më të lartë se sulmuesi.

Ndonëse Mazrekaj ka besim në formën e tij, me gjasa trajneri do t'i besojë modulit që ka përdorur në dy ndeshjet e fundit, ku Mazrekaj nuk ka qenë titullar.

Frika e spiunimit- Përgatitjet e fundit të të kuqve kanë qenë të karakterit teknikotaktik, përgatitje të cilat u kryen nën dritat e projektorëve. Pas ushtrimeve shkrythëse, ekipi ka vijuar me skema loje. Por, para se të hynte në këtë pjesë të programit, trajneri Agostineli ka kërkuar nga bashkëpunëtorët e tij që të jenë të sigurt që në ambientin stërvitor nuk gjendej asnjë person që mund t'i kopjonte udhëzimet.

Për të qenë i sigurt, për disa minuta, me vëzhgim të lirë Agostineli ka skanuar çdo person që ishte i pranishëm në kompleks, duke vlerësuar edhe detajet më të vogla nëse ndonjë person mbante shënime, apo filmonte me telefon. Pasi është siguruar, ka vijuar me përgatitjet, ku tashmë dihet që ai pritet t'i besojë edhe sot formacionit fitues të dy ndeshjeve të fundit.

PËRGATITJET TE SKËNDERBEU

Batuta dhe taktikë, Orelesi favorit për mesfushën

Skënderbeu u ka dhënë fund përgatitjeve në kompleksin "Tropikal" në Durrës, në kuadër të përballjes me Partizanin, dhe udhëton sot drejt kryeqytetit me qëllimin për ta fituar sfidën. Diferenca prej katër pikësh ka bërë që në kampin korçar të mbizotërojë një atmosferë pozitive.xhejms tek skenderbeu Edhe futbollistët e Skënderbeut po presin me padurim për të zbritur në fushë. Lojtarët duket se nuk ndiejnë presion në prag të kësaj sfide. Ata janë parë të bëjnë batuta me njëri-tjetrin gjatë seancës stërvitore të zhvilluar paraditen e djeshme në Durrës. Tekniku Josa e di fort mirë forcën e Partizanit dhe ka përgatitur një 4- 4-2 të pastër për të ekzekutuar "demat e kuq" në këtë supersfidë që mbyll javën e 26-të të kampionatit kombëtar të futbollit.

Batutat - Në prag të sfidës me Partizanin, e cila do të zhvillohet sot, në orën 19.00, kampin korçar e mbulon një atmosferë optimiste dhe ambicioze. Lojtarët në seancën e djeshme stërvitore u panë të qetë dhe pa stresin e ndeshjes. Përveç batutave, nuk mungonte dhe motivimi që ata i bënin njëri-tjetrit. "E shoh, do jesh gjeth (në formë) për nesër", i thotë Renato Arapi bomberit Salihi. N

dërsa mbrojtësi Osmani i "heq" të drejtën Salihit për goditjen e penalltive dhe konfirmon mbrojtësin Arapi. "Sale, s'ke për të gjuajtur penallti më, tani e tutje do t'i godasë Renato", iu drejtua mbrojtësi sulmuesit, ndërsa pritej të startonte nxehja përpara seancës stërvitore. Në humor ishte edhe pjesa tjetër e grupit, përfshi edhe teknikun Josa, i cili lëshoi disa batuta përgjatë seancës stërvitore. "Na kënaqe me këto goditjet e tua", i drejtohet Josa Latifit, teksa ky i fundit përpiqej të ekzekutonte goditje të lira.

Titullarët - "Taktika" ishte kryefjalë në ambientet sportive ku kampionët përgatitën sfidën me Partizanin. Tekniku Josa ka gati një 4-4-2 të pastër për t'u përballur me "demat e kuq" sot. Nga çka u pa në seancën stërvitore, tekniku Josa pritet ta nisë me këtë 11-she transfertën e sotme:

Në portë i përhershmi Orges Shehi, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohet katërshja Osmani-Radas në qendër dhe Arapi në të majtë e Vangjeli në të djathtë. Në mesfushë bie në sy mungesa e Shkëmbit, teksa rreshtohen Lila dhe Orelesi në qendër, të mbështetur nga krahët me Latifin dhe Abazin. Ky i fundit është në balotazh me brazilianin Renatinjo, por kosovari duket më i avantazhuar për ta nisur nga fillimi. Ndërsa Salihi do të mbështetet në sulm nga Xhejms.