e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Osmani thumbon sërish: Do vuani edhe një herë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Osmani thumbon sërish: Do vuani edhe një herë

Pasi kanë dalë me kokën lart nga "Qemal Stafa", pas barazimit të marrë në minutat e fundit të takimit, atmosfera te Skënderbeu ka qenë pozitive dhe humori nuk ka munguar. osmaniNë një situatë të tillë nuk mund të mungonte Tefik Osmani, i cili njihet për deklaratat thumbuese në drejtim të kundërshtarëve të radhës.

Mbrojtësi që ka luajtur vite më parë te skuadra e Partizanit tani kërkon të fitojë titullin kampion me Skënderbeun. Kështu që ai nuk i kursen batutat në drejtim të skuadrës kundërshtare, duke postuar sërish në rrjetin social "Facebook".

Teksa poston foton e ekipit të Skënderbeut që gëzon pas një goli të shënuar, Osmani shkruan:

"Dhe një ndeshje keni me këta çunat dhe shpëtoni". Një koment i tillë shënjestron lojtarët e Partizanit, të cilët mbrojtësi i paralajmëron se do të humbasin në ndeshjen e fazës së katërt që do të luhet në Korçë.

Nuk është hera e parë që lojtari bën një gjë të tillë, pasi edhe kur Partizani arriti të fitonte ndeshjen ndaj Skënderbeut në fazën e parë të kampionatit, Osmani bëri një postim ku shkruhej: "Ishit mirë duke fituar me goditje standarde.

Mund t'i fitonit të gjitha siç i fituat dje, por keni edhe tri ndeshje me këto kupat. Si do ia bëni?", ka qenë komenti që shoqërohej me trofetë që Skënderbeu ka fituar në vitet e fundit. Por, këtë herë asnjë nga lojtarët e Partizanit nuk ka replikuar me Osmanin, siç ndodhi në postimin e parë, ku mes tij dhe Bicajt ka pasur shkëmbime batutash publike.

Deklarata

Pas barazimit me Partizanin, mbrojtësi i Skënderbeut, në një deklaratë për mediat, tha:

"Pas golit që ka shënuar Partizani, të gjithë po vononin lojën, madje edhe tifozët. Kështu që kemi kërkuar që të paktën fëmijët, të cilët prisnin topat, të na i jepnin më shpejt, por kjo ishte e pamundur. Ne po luanim futboll, ndërsa ata, nëse kanë frikë, le të vazhdojnë kështu. Në momentin që mora kartonin e kuq, unë thjesht mora topin dhe e largova.

Nuk e mohoj se po vuajmë shumë, por kemi treguar se jemi ne pastaj vijnë të tjerët. Kemi presion, por në ndeshje të tilla duhet të tregonim veten", u shpreh lojtari.

Përgatiti: LLAZI SARO