Oslo, kuqezinjte festojne fitoren ndaj Norvegjise ne hotel
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një pjesë e lojtarëve të kombëtares shqiptare, kanë festuar në këtë mënyrë fitoren ndaj Norvegjisë në Oslo, 1-0 me gol të Hamdi Salihit. Në foto duket sulmuesi Edgar Çani, mbrojtësit Mërgim Mavraj dhe Armend Dallku, si dhe portieri Ujkani e mesfushorët Alban Meha dhe Lorik Cana. Fotoja është përhapur në rrjetin social Facebook, fillimisht nga Mërgim Mavraj e më pas nga sulmuesi Edgar Çani.Kuqezinjtë gjenden në një dhomë hoteli në Oslo duke festuar në mënyrë simbolike fitoren mjaft të rëndësishme të Shqipërisë ndaj Norvegjisë.