e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Orban: Shqiperia ne BE, pas permbushjes se kushteve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Orban: Shqiperia ne BE, pas permbushjes se kushteve
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Evropian, pasi të përmbushen kushtet, ndërsa theksoi se shpreson se politika do t'i zgjidhë debatet e brendshme.

"Nëse Shqipëria apo ndonjë vend tjetër do të përmbushin reformat mund të jenë pjesë e BE-së më parë se parashikimet. Energjia, puna për të plotësuar kriteret, përkushtimi ndaj objektivit për t'u bërë pjesë e Unionit janë thelbësore. Sa më shumë energji të jene për këtë qëllim, aq më i shpejtë do të jetë integrimi", tha Orban, vendi i të cilit është president i radhës i BE-së.

Duke folur në një konferencë për media në Tiranë, me homologun Sali Berisha, Orban deklaroi se për cështjen e votave të kontestuara duhet ndjekur praktika amerikane; duhen numëruar votat dhe më pas t'i lihet gjykatës të jape vendimin e saj.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha theksoi se pavarësisht zhurmës politike në Shqipëri, shteti ligjor funksionon normalisht.

"Institucionet e shtetit garantojnë zbatimin e ligjit, zgjedhjet që u zhvilluan në tërësi në Shqipëri u zhvilluan në një kohë të shkurtër dhe me rezultate shumë të qarta. Për Tiranën shpallja zyrtare e rezultatit është një test për institucionet e vendit", tha Berisha.