Griselda Zaimi: Shtatzenia ime e rreme
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
E gjithë Shqipëria ka mbajtur frymën dje për të mësuar rreth të vërtetës së një prej ngjarjeve më horror që ishte dëgjuar ndonjëherë. Bashkëjetuesja e kryebashkiakut të ri të Kavajës, Griselda Zaimi, denoncoi tri ditë më parë se ishte rrëmbyer në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe agresorët i kanë marrë fëmijën nga barku. Megjithatë, hetimet 48 orëshe të prokurorisë dhe policisë zbardhën inskenimin e gruas, e cila i ngjasonte personazhit të “Marigosë” në filmin “14 vjeç dhëndër”. 27-vjeçarja ka rrëfyer dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të gjithë skenarin që shokoi një Shqipëri të tërë, duke pohuar se ngjarja ka qenë një trillim nga fillimi deri në fund, i cili është përgatitur para disa muajsh dha ka përfunduar në momentin që në “lojë” ka hyrë drejtësia.
Më kokën ulur dhe e shoqëruar nga dy psikologe, Griselda është paraqitur dje rreth orës 12:00 para prokurorëve të çështjes, Henrik Ligori dhe Niazi Jaho, të cilët, në prani edhe të një hetueseje femër, i kanë marrë deklarimet. Ndryshe nga sa kishte denoncuar, gruaja është rrëfyer se asnjë prej fakteve nuk ishte e vërtetë dhe se gjithçka ka filluar në momentin që mes çiftit ka pasur kontradikta. Ajo ka treguar fillimisht problemet mes saj dhe Elvisit, të cilat e detyruan të merrte këtë vendim ekstrem. Tha se për të sheshuar mosmarrëveshjet i ka treguar një histori trilluese se ishte shtatzënë. Më pas, tha ajo, gjërat janë komplikuar. Për të vërtetuar këtë shtatzëni është detyruar që të hajë shumë dhe të shëndoshet. Herë pas here, pohoi se gjithçka e ka bërë se nuk ka dashur të shkatërrojë lidhjen dashurore me Elvisin, pasi, nga disa vizita mjekësore, rezultoi se ajo nuk bënte dot fëmijë. Me mendimin që Elvisi t’i rrinte pranë dhe ta mbante afër, ajo sajoi se ishte shtatzënë dhe gjatë kalimit të kohës ka menduar për hapat që do të bënte.
Pas shëndoshjes, bleu të gjitha rrobat e shtatzënisë dhe tregohej shumë e kujdesshme në lëvizje, pasi një gabim i vogël mund të ishte fatal për 27-vjeçaren. Rrobat ishin të gjera dhe pak të trasha, për të krijuar idenë se shtatzënia ishte e vërtetë. Deri në këtë pikë, e gjithë historia po i ecte për bukuri dhe askush nga të afërmit nuk e kishte marrë vesh këtë gënjeshtër të madhe. Griselda pohoi dje në prokurori se ka pasur disa mosmarrëveshje me Elvisin, pasi ky i fundit shkonte vonë në shtëpi dhe, sipas saj, ai e kishte izoluar në Kavajë.
Gruaja pohoi se ajo bashkë me motrën kanë aktivitete private ku mund të aktivizohej në menaxhim, megjithatë “izolimi” nuk i dha mundësi që të ushtronte menaxhimin e aktivitetit.
Griselda ka vazhduar dëshminë se nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë dhe se është kujdesur që të dukej shtatzënë. Në pjesën e barkut ka mbajtur disa rroba që ta tregonin të fryrë dhe duke shtuar shëndoshjen plani ka vazhduar t’i ecë. Megjithatë, edhe sajesa ka një fund. Ka menduar për të gjitha variantet që nga “vjedhja” e një fëmije e deri tek “aborti”, por nuk i janë dukur bindëse. Në fund, pohoi se, duke qenë se Elvisi ndodhej jashtë Shqipërisë, mendoi që të sajonte historinë e rrëmbimit dhe se autorët do t’i merrnin fëmijën nga barku.
Griselda tha se nuk mendoi se kjo histori do të shkaktonte këtë impakt. Megjithatë, gjatë deklarimeve në prokurori u tregua e penduar për këtë trillim, madje i kërkoi ndjesë edhe grupit hetimor për mundin.
E shoqëruar nga të afërm dhe nga dy psikologet, Griselda Zaimi la prokurorinë rreth orës 14:00 të ditës së djeshme dhe pasi përshëndeti kokulur grupin hetimor u largua nga godina e akuzës së Krimeve të Rënda me një automjet me xhama të zinj.