e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Opoku kerkon parate, 'dridhet' Dinamo

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Opoku kerkon parate, 'dridhet' Dinamo
E mbani mend Jordan Opokun lojtarin që erdhi në janar të 2011-ës tek Dinamo. Futbollisti ganez prej gati një viti ka hedhur në gjyq blutë sepse për katër muaj që ka qenë borxh në Tiranë nuk është paguar. Lajmi bëhet publik nga FIFA. Futbollsti ganez prej gati 12 muajsh kërkon paratë nga Dinamon sepse kjo e fundit nuk e ka paguar. Lojtari që firmosi një kontratë një vjeçare në janar të 2011-ës, u largua me vrap në maj, por tani është në një gjyq me skuadrën në fjalë.

Edhe pse atëherë u tha që lojtari ka marrë të gjitha detyrimet, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ganezi ka vendosur që të hedhë në gjyq ekipin e Dinamos për mos shlyerje detyrimesh. Blutë nuk e kanë paguar dhe Opoku që erdhi me shumë bujë mund të jetë një tjetër minë me sahat për skuadrën legjendare të kryeqytetit. Futbollisti duket se është shumë pranë fitimit të gjyqit në FIFA. Nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Dinamo duhet të paguajë paratë në të kundërt rrezikon zbritjen e pikëve siç ka ndodhur në kampionatin e shkuar. Faktikisht blutë këtë sezon janë në Kategorinë e Parë, por në dy vitet e fundit janë përballur me shumë çështje në FIFA për mos pagim parash. Rasti më klasik ka qenë ai i Dario Bodrusiçit që pasi çoi çështjen në FIFA arriti të fitonte kundër Dinamos.

Kjo e fundit nuk pagoi lojtarin dhe në fillim të sezonit të kaluar u ndëshkua me zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi. Gjithsesi, Bodrusiç nuk ka qenë i vetmi lojtar që ka çuar Dinamon në gjyq edhe të tjerë kanë bërë një gjë të tillë, por që janë zgjidhur me pagimin e futbollistëve në fjalë. Gjithsesi rasti më i ri quhet Opoku. Çështja e tij sërish mund të kthehet në një shpullë të rëndë për blutë. Pak a shumë një gjë të tillë rrezikone dhe Tirana, klubi që listën e lojtarëve borxhlinj e ka kilometrike.

Mesfushori Jordan Opoku i cili më parë ka luajtur me Dinamon për katër muaj erdhi në Shqipëri nga skuadra ganeze Asante Kotoko. Lojtari në fjalë luajti për ekipin blu në 19 ndeshje dhe gjatë aktivizimit të tij ai shënoi edhe dy gola. Apoku ishte një nga futbollistët i cili u morr nga Dinamo si përforcim para se skuadra të shpëtonte në sezonin 2010-2011 nga rënia në Kategorinë e Parë, gjë të cilën nuk e arriti sezonin e shkuar. Në Shqipëri ai vinte me një të kaluar të pasur si ish-lojtar i Excelsior, Royal Antuerp dhe Fejnord Roterdam.