Open Data Albania: Sa kushtoi tragjedia Gerdecit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ngjarja e ndodhur në Gërdec të Vorës, ka pasur një kosto të rëndë financiare për buxhetin e shtetit. Shpërthimet e ndodhura, i pari në ora 12:10 dhe i dyti në ora 12:29, me magnitudë ML = 2.5 të shkallës riter, preku zonat Gërdec, Marqinet, Gjokaj dhe qytetin e Vorës. Nga ngjarja humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën 400 të tjerë, nga të cilët, 300 të trajtuar në spitale, përkatësisht: 170 në Spitalin Ushtarak Tiranë; 63 të plagosur në QSUT; 44 të plagosur në spitalin e Durrësit; 3 të plagosur në spitalin e Krujës. Një numër prej 24 të plagosurish u dërguan për mjekim jashtë vendit, në Itali, Zvicër, Greqi dhe Turqi. Rreth 4 mijë persona u evakuuan ose u larguan me mundësitë e tyre, 10 mijë u prekën nga ngjarja.
Sipas Open Data Albania, në një studim për transparencën e fondeve publike, në buxhetin e shtetit (faktik) për vitin 2008 rezultojnë të shpenzuara në total 2 879 milionë lekë për ngjarjen dhe pasojat e tragjedisë së Gërdecit. Nga këto, 489 milionë lekë ose 0,4 miliardë ishin të ardhura nga donacionet në llogarinë e hapur nga qeveria, ndërsa shpenzime të bëra ishin 2390 milionë, apo 2.39 miliardë lekë. Buxheti i shtetit ka dhënë në total në vitin 2008, 52 000 000 lekë për familjet e 26 viktimave. Dhënie ndihme të menjëhershme financiare familjeve, shtëpitë e të cilave janë të pabanueshme, 50 000 lekë për person, por jo më shumë se 200 000 lekë për familje, me efekt total 113 000 000 lekë. Efekti total financiar është 54 527 200 lekë, i përballuar nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.