Olldashi: Unaza e Madhe, gati ne 2012
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Unaza e madhe do të vendoset në funksion të plotë në vitin 2012. Ky lajm është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga Ministrit i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë inspektimit që ka kryer në mbikalimin në Sauk. Gjatë këtyre inspektimeve, Olldashi ka pohuar se punimet po ecin me ritme të shpejta, prandaj projekti do të përfundojë përpara afatit të parashikuar. Ndër të tjera Olldashi u shpreh se punimet nuk do të krijojnë probleme lidhur me shpronësimet që do të bëhen nga prishjet e ndërtesave në këtë zonë.
Sipas Olldashit, projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe, i cili nis me segmentin nga Shkolla Teknologjike-Komuna e Parisit dhe që lidhet direkt me rrugën Tiranë-Elbasan, pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së trafikut në kryeqytet. Faza e parë e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 5.5 kilometrash. Unaza e Madhe do të ketë disa mbi kalime dhe nën kalime. Mbikalimi i parë është në rrugën ekzistuese që zbret nga Sauku i vjetër deri te Liqeni artificial. Projekti i Unazës së Madhe, është miratuar në nëntor të vitit të kaluar nga Këshilli Bashkiak.
Segmenti verior i unazës është edhe pjesë e rrugës së Arbrit. Ky segment përfshin trajektoren “Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzës”. Ky segment ka një gjatësi 6.5 kilometër, gjerësi 110 metra, me 8 korsi, ku përfshihet korsia e mjeteve të transportit publik dhe ajo e emergjencës. Në këtë projekt është parashikuar edhe hapësira për tramvaj. Vlera e ndërtimit të këtij segmenti arrin në 115 milion euro. Ndër të tjera, në këtë projekt janë parashikuar edhe trotuare me gjerësi 3-5 metra, rrjetet e ujësjellësve, kanalizimeve, ndriçimi, sinjalistika etj. Segmenti i dytë i Unazës, shtrihet në trajektoren “ Komuna e Parisit- Rruga e Re Tiranë-Elbasan”. Pjesa kryesore e këtij segmenti do të ketë 3 korsi në secilën anë, pra 6 korsi në total.
Gjithashtu, ky projekt do të ketë në përbërje të tij 3 rrethrrotullime, hyrje dhe dalje në unazë, si dhe nënkalime dhe mbikalime. Kjo unazë rreth 20 km e gjatë do të ketë një efekt parësor edhe në zbutjen e trafikut në kryeqytet. Kjo në sajë të rrethrrotullimit që po ndërtohet në Lundër, ç’ka do të bëjë të mundur që makinat që vijnë nga jugu, të kalojnë përmes kësaj unaze. Unaza e Madhe do të ketë disa mbikalime dhe nënkalime. Mbikalimi i parë do të jetë në rrugën ekzistuese që zbret nga Sauku i Vjetër, deri tek Liqeni Artificial. Ndërsa, mbikalimi i dytë do të jetë në mes të fshatit Sauk i Vjetër, ku është aktualisht rrugë funksionale.