e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ndalohet libri shqip ne Qafe Thane

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ndalohet libri shqip ne Qafe Thane
Ashtu si edhe vitet e tjera, librat e shtepive botuese nga Shqiperia, qe duhej te jene pjesemarrese ne Panairin e Librit Shqip ne Tetove, jane bllokuar ne kufirin e Maqedonise, ne vendkalimin e Qafe Thanes, nga autoritetet kufitare te Maqedonise. Botuesit jane ndaluar ne kufi dhe mbahen prej disa oresh te bllokuar pa ndonje arsye te veçante. Panairi i librit “Tetova 2011” organizohet per te dhjeten here ne Tetove dhe tanime ka marre karakterin e nje manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar ne kete menyre edhe interesimin e lexuesit shqiptar ne keto treva. Edhe ne kete Panair katerditor pritet te marrin pjese nje numer i konsiderueshem i botuesve shqiptare nga Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova.