Nuk mjafton droga, tashme peshengritesit tane edhe trafikante armesh
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk kanë fund skandalet e peshëngritësve shqiptarë. Pas pezullimit për marrje të substancave të ndaluara nga Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku, është shënuar një tjetër ngjarje jo shumë e këndshme për peshëngritësit shqiptarë.
Daniel Godelli, 20-vjeç, i cili në vitin 2008 u shpall Kampion Europe për të rinj, është ndaluar gjatë mbrëmjes së djeshme në Peqin, me dy pistoleta në autimjetin e tij “Audi” me targa të huaja. Policia nuk ka dhënë shumë detaje për operacionin, por mendohet që pistoletat Godelli ka pasur qëllim t’i shesë. Kjo nuk është hera e parë që ai ndalohet me armë, pasi edhe dy vjet më parë iu sekustrua një pistoletë në Vlorë.